Policia apelon që të shfrytëzoni rrugët alternative në rrugën Vushtrri-Prishtinë që t'i ikni kolonave - Gazeta Express
string(100) "policia-apelon-qe-te-shfrytezoni-rruget-alternative-ne-rrugen-vushtrri-prishtine-qe-ti-ikni-kolonave"

Policia apelon që të shfrytëzoni rrugët alternative në rrugën Vushtrri-Prishtinë që t’i ikni kolonave

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 18:52

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka apeluar që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të shfrytëzojnë rrugët alternative në rrugën nacionale Vushtrri- Prishtinë.

Sipas njoftimit, ky apel vjen me qëllim për të evituar kolonat e gjata të automjeteve dhe për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales.

Lexo Edhe:

“Si rrugë alternative mund të shfrytëzohet rruga regjionale, segmenti Mitrovicë-Frashër-Vushtrri- Prilluzhë me kyqje në rrugën nacionale Stanovc dhe anasjelltas”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policia në Mitrovicë apelon të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’ shfrytëzojnë rrugët alternative në rrugën nacionale Vushtrri- Prishtinë

Mitrovicë, 30 nëntor 2021

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e jugut, përkatësisht Njësia e Trafikut Rajonal po ndërmerr të gjitha masat e duhura me qëllim të mbarëvajtjes së qarkullimit rrugor.
Në funksion të kësaj e mbi bazën e vlerësimit dhe gjendjes në trafikun rrugor në fokus rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona e Vushtrrisë, ku për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës segmenti Vushtrri- Stanovc, ditëve të fundit në këtë segment rrugorë rrjedha e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve po zhvillohet me e ngadalësuar ku si rrjedhojë po krijohen kolona të gjata të automjeteve.
Me qëllim për të evituar kolonat e gjata të automjeteve dhe për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales Policia apelon tek të gjithë, veçanërisht banorët e zonave Mitrovicë e Vushtrri, që ti shfrytëzojnë rrugët alternative.
Si rrugë alternative mund të shfrytëzohet rruga regjionale, segmenti Mitrovicë-Frashër-Vushtrri- Prilluzhë me kyqje në rrugën nacionale Stanovc dhe anasjelltas.
Deri në sanimin e kësaj gjendje dhe rënies së fluksit të veturave udhëzimet policore për kufizimet, riorientimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara do të jenë të domosdoshme për drejtimin e trafikut në mënyrë që të evitohen kolonat në rrugë.