Policia angazhon edhe qentë për kërkimin e personit që grabiti para në një pompë të Mitrovicës - Gazeta Express
string(94) "policia-angazhon-edhe-qente-per-kerkimin-e-personit-qe-grabiti-para-ne-nje-pompe-te-mitrovices"

Lajme

Gazeta Express

07/12/2021 22:23

Policia angazhon edhe qentë për kërkimin e personit që grabiti para në një pompë të Mitrovicës

Lajme

Gazeta Express

07/12/2021 22:23

Një pompë derivatesh ka qenë cak i hajnave këtë mbërmje në Kçiq të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar për Express se një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur një shumë të parave.

I dyshuari është ende në arrati, ndërsa Policia ka angazhuar edhe qentë për kërkimin e tij, raporton klankosova.

Zahiti tha se deri tani nuk raportohet për të lënduar.

“Sonte, rreth orës 18:00, nga ana e tre ankuesve , punëtor në një pompë derivatesh në fsh Kçiq të Mitrovicës, është raportuar se një person i dyshuar e i maskuar, nën kanosje e armës ka grabitur një shumë të parave. Nga infomracionet e deritanishme nuk raportohet për t’ lënduar. Me rastin jan duke u marrë njësitet përkatëse policore”, ka thënë Zahiti.