Policia aktivizohet për ta hetuar për kanosje qytetarin që e quajti hajne Fitore Pacollin, pasi e intervistoi e la të lirë - Gazeta Express
string(121) "policia-aktivizohet-per-ta-hetuar-per-kanosje-qytetarin-qe-e-quajti-hajne-fitore-pacollin-pasi-e-intervistoi-e-la-te-lire"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 19:53

Policia aktivizohet për ta hetuar për kanosje qytetarin që e quajti hajne Fitore Pacollin, pasi e intervistoi e la të lirë

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 19:53

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka nisur një hetim penal për veprën “Kanosje” ndaj qytetarit i cili u përfshi në një përplasje verbale me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në një lokal në Prishtinë.

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar për Gazetën Express se i dyshuari është ftuar për intervistim dhe, me rekomandim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë hetimore për këtë vepër. Pas procedurës fillestare, ai është lënë i lirë në procedurë të rregullt.

Ngjarja ndodhi kur qytetari në fjalë i çoi deputetes faturën që ai vetë kishte konsumuar në lokal, duke i thënë se është “hajne” dhe se “duhet t’i vijë marre që po e vjedh Kosovën”. Deputetja Pacolli, sipas pamjeve të publikuara, ia ka hedhur faturën dhe është ngritur duke reaguar: “Nuk frikësohem”.