Policia aksion në plazhin e Gjirit të Lalzit, lirohen hapësirat që ishin zënë në mënyrë të paligjshme - Gazeta Express
string(100) "policia-aksion-ne-plazhin-e-gjirit-te-lalzit-lirohen-hapesirat-qe-ishin-zene-ne-menyre-te-paligjshme"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 13:23

Policia aksion në plazhin e Gjirit të Lalzit, lirohen hapësirat që ishin zënë në mënyrë të paligjshme

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 13:23

Policia e Shtetit ka njoftuar se kanë liruar hapësira të tjera në plazhin e Gjirit të Lalzit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.

Në njoftim thuhet se shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

“Gjatë kontrolleve, në hapësira publike, në plazhin e Gjirit të Lalzit, u hoqën dhe u sekuestruan në total 78 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 2 shtetas”, bëhet e ditur në njoftim.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ll. M., 66 vjeç dhe E. P., 36 të dy banues në Ishëm, Durrës.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.