Policia aksion në bregdet, procedohen penalisht dy dixhej, pronari dhe menaxheri i një lokali - Gazeta Express

Policia aksion në bregdet, procedohen penalisht dy dixhej, pronari dhe menaxheri i një lokali

Shqiperi

Gazeta Express

10/07/2020 9:19

Katër persona janë proceduar penalisht nga policia e Durrësit, për veprën penale “prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i plote: 

Kontrolle të shtuara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Procedohen penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Sekuestrohen disa pajisje muzikore të lokaleve.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve ndaj subjekteve që nuk respektojnë protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vijojnë aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, kanë konstatuar dy lokale që kishin vendosur muzikë të lartë, tej normave të lejuara.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit: M. S., 32 vjeç dhe V. L., 45 vjeç, banues në Durrës, DeeJay dhe pronar i një resorti në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, pasi kishin vendosur muzikë të lartë;

E. P., 31 vjeç dhe S. L., banues në Durrës, DeeJay dhe menaxher i një hoteli, në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, pasi kishin vendosur muzikë të lartë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.