Polici shqiptar Kladi Mustaj shpëton guximshëm personat e aksidentuar në rrugën Levan-Fier, nderohet nga shteti - Gazeta Express
string(110) "polici-shqiptar-kladi-mustaj-shpeton-guximshem-personat-e-aksidentuar-ne-rrugen-levan-fier-nderohet-nga-shteti"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 16:01

Polici shqiptar Kladi Mustaj shpëton guximshëm personat e aksidentuar në rrugën Levan-Fier, nderohet nga shteti

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 16:01

Policia e Shqipërisë ka nderuar për Shërbime të Dalluara, policin Kladi Mustaj, pasi i njëjti ka bërë një ndërhyrje të guximshme dhe ka shpëtuar jetën e tre qytetarëve të cilët ishin aksidentuar në rrugën Levan-Fier.

Policia shqiptare ka publikuar edhe pamjet kur Mustaj shihet teksa i bartë personat e lënduar dhe i largon nga vendi i aksidentit.

Postimi i plotë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, vlerëson dhe falënderon Inspektor Klajdi Mustaj për humanizmin dhe përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve dhe detyrës, për ndërhyrjen e guximshme për të shpëtuar tre qytetarë të dëmtuar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan-Fier.

Për këtë akt guximi dhe përkushtimi në shërbim të jetës së qytetarëve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i akordoi punonjësit të Policisë Rrugore, Inspektor Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara!

Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Proda:

“Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne. Guximi, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë i punonjësit tonë në shpëtimin e tre bashkëqytetarëve është shembull frymëzues për të gjithë trupën policore. I shpreh mirënjohjen time dhe të gjithë Policisë së Shtetit për këtë akt human e profesional. Faleminderit për guximin dhe zemrën e madhe që tregove në shërbim të qytetarëve.

Angazhimi, përkushtimi, profesionalizmi, sakrifica, ndershmëria dhe humanizmi duhet të jenë motoja jonë në përmbushjen e detyrës, fytyra dhe imazhi i ri i Policisë së Shtetit.”

Inspektor Klajdi Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit prej shkurtit 2024, kur përfundoi Kolegjin Profesional për Patrullë të Përgjithshme. Ka përfunduar studimet për Shkencat Juridike (Bachelor) dhe aktualisht vazhdon studimet për Master.