Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetimet Kriminale dhe Standardet Profesionale pranë MPB-së ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër punonjësit të policisë me iniciale Gj.K., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”, e paraparë sipas nenit 297-a paragrafi 2 i Kodit Penal.
I denoncuari, i cili shërbente si polic në Departamentin për Mbrojtjen e Personave dhe Objekteve të Caktuara, më datë 06.02.2026 në rrugën “Dame Gruev” në Shkup ka drejtuar automjetin e tipit “Seat Altea” pa pasur leje drejtimi dhe pa dhënë provimin përkatës, duke u sjellë në mënyrë të pakujdesshme si pjesëmarrës në komunikacion dhe duke mos u rregulluar sipas rregullave të sigurisë. Përveç procedurës penale, ndaj tij është iniciuar edhe procedura disiplinore, ku janë ndërmarrë masa të detyrueshme si marrja e armës zyrtare dhe municionit, si dhe dërgimi i tij për ekzaminim të detyrueshëm psikiatrik dhe psikologjik.
tag_katrorimaqedoni_2