“Polici i Portokallisë” tregon historinë: Si ja shpjegova tim biri pse ra tërmeti - Gazeta Express
string(78) "polici-i-portokallise-tregon-historine-si-ja-shpjegova-tim-biri-pse-ra-termeti"

Gazeta Express

02/12/2019 21:28

“Polici i Portokallisë” tregon historinë: Si ja shpjegova tim biri pse ra tërmeti

Gazeta Express

02/12/2019 21:28

Aktori i njohur i humorit, Flor Binaj, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të rrëfyer përjetimin e tij gjatë tërmetit të 26 Nëntorit, por edhe për t’u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve për të ndihmuar familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.

Fillimisht aktori tregoi se sa keq e përjetoi i biri momentin kur nisën lëkundjet e fuqishme dhe se si më pas ai vetë e qetësoi duke i shpejguar se dridhjet vinin për shkak të bubullimave.

Lexo Edhe:

Interesant ishte edhe shpjegimi që kolegu i tij, aktori Irgen Çela, i kishte dhënë të birit, duke u përpjekur ta qetësonte.

“Më pëlqeu shumë shpjegimi i shokut tim, Irgenit, i cili i kishte thënë djalit të vet që poshtë në det janë disa pllaka që zihen me njëra-tjetrën. E djali i kishte thënë që kur të rritej, do shkonte tek ato pllakat për t’u thënë pajtohuni”, tregoi Flori./tch