Polici hero shpëton 4 të aksidentuarit në Qafën e Koshovicës - Gazeta Express
string(60) "polici-hero-shpeton-4-te-aksidentuarit-ne-qafen-e-koshovices"

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2025 10:27

Polici hero shpëton 4 të aksidentuarit në Qafën e Koshovicës

Shqiperi

Gazeta Express

09/08/2025 10:27

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në “Qafën e Koshovicës”, Fier, kur një automjet humbi kontrollin, u përmbys dhe mbeti i bllokuar me katër persona brenda. Nga mjeti filloi të dilte tym, duke rrezikuar shpërthim.

Polici i qarkullimit rrugor, 26-vjeçari Klajdi Mustaj, ndërhyri menjëherë duke ndihmuar të plagosurit të dilnin dhe duke marrë në krah një prej tyre për ta larguar në vend të sigurt. Edhe pse u lëndua në këmbë, ai nuk u ndal derisa të gjithë u shpëtuan.