Dy persona janë plagosur pas mesnate në fshatin Doganaj të Ferizajt, si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri ku është përfshirë një zyrtar policor jashtë detyrës dhe një mërgimtar.
Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale në QKUK ka folur për “Kosova Live” në T7 ku ka bërë të ditur gjendjen e pacientit në këtë rast zyrtarit policor.
VIDEO: