Eliminimi i Juventus FC ndaj Galatasaray SK u shoqërua me polemika të mëdha pas kartonit të kuq të Lloyd Kelly në minutën e 48-të.
Bardhezinjtë kishin rikuperuar disavantazhin dhe e çuan sfidën në vazhdime me rezultat të përgjithshëm 5-2, por inferioriteti numerik ndikoi në rënien e tyre. Në kohën shtesë, golat e Victor Osimhen dhe Barış Alper Yılmaz vulosën përmbysjen.
Arbitri João Pinheiro fillimisht dha karton të verdhë, por pas rishikimit me VAR e përjashtoi mbrojtësin anglez. UEFA e justifikoi vendimin duke theksuar se ndërhyrja rrezikonte sigurinë e kundërshtarit, megjithatë tifozët dhe opinioni sportiv e konsideruan të tepruar.
Kelly do të pezullohet për dy ndeshje sezonin e ardhshëm, ndërsa polemikat rreth vendimit vazhdojnë të jenë të forta në Evropë. /GazetaExpress