Pogba: “PSG? Nuk e kam numrin e Al-Khelaifit, agjenti merret me këto punë” - Gazeta Express
string(69) "pogba-psg-nuk-e-kam-numrin-e-al-khelaifit-agjenti-merret-me-keto-pune"

Pogba: “PSG? Nuk e kam numrin e Al-Khelaifit, agjenti merret me këto punë”

Instant

Gazeta Express

11/06/2021 9:08

Paul Pogba mund të dali ne merkato gjatë verës, ani pse dy vite më parë Manchester United luftoi shumë për ta mbajtur në “Old Trafford”.

Ai ishte dëshira e madhe e Zinedine Zidane dhe deshi ta marrë në Real Madrid në vitin 2019, por ‘Djajtë e Kuq’ nuk e lejuan të shkojë, ani pse Pogba publikisht deklaroi se dëshiron largimin dhe të luajë në “Santiago Bernabeu”.

Tani në skenë ka dal Paris Saint Germaini, që dëshiron ta kthejë në vendlindje mesfushorin.

“Kam edhe një vit kontratë, të gjithë e dinë këtë. Nuk ka pasur propozim konkret për rinovimin. Jam ende lojtar i Manchester United”, tha Pogba.

“Kontakti me PSG? E kam agjentin që merret me këto punë, nuk e kam numrin e Al-Khelaifi”.

Pogba është i fokusuar në Euro 2020.

Franca e nis aventurën në Evropian me 15 qershor kundër Gjermanisë, derisa më pas do të ketë punë me Portugalinë dhe në fund me Hungarinë. /Gazeta Express/