Pogba i lumtur me rikthimin e Benzemas - Gazeta Express
string(38) "pogba-i-lumtur-me-rikthimin-e-benzemas"

Instant

Gazeta Express

10/06/2021 23:50

Pogba i lumtur me rikthimin e Benzemas

Instant

Gazeta Express

10/06/2021 23:50

Paul Pogba e ka mirëpritur publikisht rikthimin e Karim Benzemas në Kombëtare.

Sulmuesi i Real Madridit nuk ishte thirrur nga Franca që nga viti 2015, për shkak të një “sex skandali” me ish futbollistin e Gjelave, Valbuena.

Për gjashtë vite me radhë, nuk u vërtetua asnjë provë kundër Benzemas siç pretendonte Valbuena dhe në fund, Didier Deschamps vendosi që të lë gjithçka anash dhe ta thërrasë Benzeman, i cili pavarësisht injorimeve ndër vite, e pranoi ftesën.

Ai është pritur mirë pas gjashtë vjetësh te Franca, ku ka gjetur lojtarë të rinj, me të cilët nuk ka luajtur para vitit 2015.

Edhe Paul Pogba është shprehur i lumtur që një futbollist si Benzema i është shtuar skuadrës së Francës.

“Ne kemi tani në skuadër një armë të re që është shumë i mirë, është Benzema. Dhe pastaj grupi mbetet i njëjti dhe me një atmosferë të mirë dhe kjo është ajo për të cilën duhet të kujdesemi, është gjëja më e rëndësishme”, tha Pogba.

“Benzema? Vazhdon të jetë lojtar klasi, me kualitet, mendoj se tani krijon më shumë. Loja e tij, lëvizjet… jemi me fat që e kemi sërish me ne”. /Gazeta Express/