Pogba e do largimin, Reali e Juve në ofanzivë - Gazeta Express
string(44) "pogba-e-do-largimin-reali-e-juve-ne-ofanzive"

Gazeta Express

16/04/2020 16:20

Pogba e do largimin, Reali e Juve në ofanzivë

Gazeta Express

16/04/2020 16:20

Francezi nuk dëshiron të qëndrojë më në Manchester United, e presin krahëhapur gjiganti spanjoll dhe ai italian

Eksperienca e dytë e Paul Pogbas në Manchester United mund të marrë fund në muajt në vazhdim, shkruan Gazeta Express.

Mediat britanike shkruajnë se mesfushori francez e ka ndarë mendjen dhe dëshiron të largohet nga “Old Trafford”.

Kampioni i botës me Francën është në kërkim të një përvoje të re pasi nuk arriti të jetë i suksesshëm me “Djajtë e Kuq”.

United po mundohet ta bllokojë atë me një kontratë të re.

Mirëpo, në mendjen e Pogbas është vetëm largimi.

Futbollistin kualitativ e presin krahëhapur Real Madridi dhe Juventusi.

“Bianconeri” duan ta rikthejnë atë në Torino, ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

Ndërsa, “Los Blancos” po ashtu janë të nxehtë ta transferojnë Pogban, i cili pëlqehet nga trajneri Zinedine Zidane.

United mund ta shesë 27 vjeçarin për 110 milionë euro. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement