Pogba, drejt largimit nga Unitedi - Gazeta Express

Pogba, drejt largimit nga Unitedi

Sport

Gazeta Express

15/01/2020 8:43

Mesfushori francez Paul Pogba besohet se do ta realizojë qëllimin e tij për t’u larguar nga Manchester Unitedi, mirëpo jo deri në afatin kalimtar të verës, sipas Sky Sports Germany.

Ylli i Djajve të Kuq i ka edhe një vit e gjysmë të mbetura në kontratën e tij aktuale, por klubi e ka opsionin për t’ia zgjatur këtë kontratë edhe për një vit shtesë. Përkundër kësaj kontrate, Pogba po e kërkon largimin tash e sa kohë largimin nga Old Trafford, transmeton Gazeta Express.

Për të mos rrezikuar ta humbë francezin për shumë të vogël parash kur t’i vijë fundi i kontratës, Manchester Unitedi mund të detyrohet ta shesë futbollistin qysh këtë verë.

Real Madridi mbetet ende i interesuar për Pogban dhe, me insistimin e trajnerit Zinedine Zidane, do të tentojë ta blejë francezin sërish këtë verë për ta përforcuar skuadrën.

Megjithatë, Los Blancos nuk do ta kenë të lehtë t’i sigurojnë shërbimet e Pogbas. Kjo pasi që ish-klubi i francezit, Juventusi, është gjithashtu i interesuar për futbollistin. Madje, Juventusi është shprehur i gatshëm ta fusë edhe Adrien Rabiotin ose Paulo Dybalan në ofertën për Manchester Unitedin.

Klubi anglez do të preferonte të mos e shiste Pogban, mirëpo nëse francezi këmbëngul në largimin e tij, atëherë klubi mund të detyrohet ta shesë atë. /Gazeta Express/