Mesfushori francez po e mendon të ardhmen larg Anglisë, e duan Real Madridi dhe Juventusi
Paul Pogba pritet të largohet nga Manchester Unitedi gjatë verës që vjen, shkruan Gazeta Express.
Mesfushori francez duket që e ka ndarë mendjen dhe të ardhmen e tij e sheh larg Anglisë.
Sipas mediave angleze, kampioni i botës me Francën po e kërkon një eksperiencë të re.
Interesim për 27 vjeçarin kanë shfaqur Real Madridi dhe Juventusi.
Vëllai i tij, por edhe familja në përgjithësi, duket se e kanë këshilluar lojtarin të lëvizë nga “Old Traffordi”.
Nuk përjashtohet mundësia që Pogba të rikthehet në Torino.
Mirëpo, Reali duket të jetë në “pole-position” për mesfushorin kualitativ. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...