Pogba do ta kompletojë transferimin në Monaco këtë javë - Gazeta Express
string(55) "pogba-do-ta-kompletoje-transferimin-ne-monaco-kete-jave"

Futboll

Gazeta Express

25/06/2025 9:03

Pogba do ta kompletojë transferimin në Monaco këtë javë

Futboll

Gazeta Express

25/06/2025 9:03

Paul Pogba do ta kompletojë transferimin e tij në Monaco gjatë kësaj jave, ndërsa do të rikthehet në futbollin profesionist pas suspendimit shkaku i dopingut.

“BBC Sport” kishte zbuluar në këtë muaj se mesfushori francez ishte në bisedime të avancuara për një kontratë dyvjeçare me klubin nga Ligue 1, përcjell “Gazeta Express”.

Thuhet se marrëveshja tashmë është arritur, ndërsa Pogba pritet të arrijë në atdhe në ditët në vazhdim nga baza e tij e përkohshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’ju nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas ta nënshkruajë kontratën.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe i Juventusit në të kaluarën ishte suspenduar pasi kishte përfunduar pozitiv në testet e antidopingut sa ishte pjesë e Juventusit pas ndeshjes me Udineses, në fillim të sezonit 2023-24.

Kampioni i Botës me Francën me pas ishte suspenduar me katër vjet, por ky dënim i ishte ulur në 18 muaj në tetor të vitit 2023 pas ankesës që e kishte bërë.

Ai u lirua nga obligimet që i kishte me Juven në mars të këtij viti duke e shkëputur kontratën me “Bianconeri”.

Në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (CAS) u konfirmua se Pogba pa dashje mori DHEA, një substancë që rrit testosteronin dhe është në listën e ndaluar të Agjencisë Botërore Antidoping (WADA).

Megjithatë, vendimi deklaroi se DHEA ka një efekt vetëm tek femrat. /Gazeta Express