Poezia e javës/ Zanzotto: OGM - Gazeta Express
string(27) "poezia-e-javes-zanzotto-ogm"

Poezia e javës/ Zanzotto: OGM

Arte

Gazeta Express

12/04/2024 16:15

Andrea Zanzotto (1921 – 2011), poet, italianist dhe partizan italian, njëri prej poetëve më të rëndësishëm të gjysmës së dytë të shekullit XX.

OGM?

Lexo Edhe:

Çfarë krijese qe vallë ajo shkurre

e paanë me flokë aq të gjelbra me gjëmba

shkurre e fshehur me shekuj

me paudhësi të kapërcyera

deri te themelet më të largëta

të skëterrave dimërore –

përdredhjet e saj të tejzave dhe pjerrësia dhe kudogjindshmëria

me gërshëtim joshjeje dhe ngashënjimi –

çfarë dritësie, çfarë esëllsie

çfarë ilaçesh të tërbuara, zilish

(Frankenstein)

emrin e cilit si përherë këmbëngul ta injoroj

psenë sinë

hallakamp sidoqoftë piciake

tureçkë mbushur me dëshira mbizotërimi

e megjithatë ngopur në narcis-autizmin e saj

vetëm në vetvete paralizuar por

shtënë si një mijë mëntesha në akt

në djegie aq të rregullt të gjelbër?

Në sa lloje djegiesh konvulsionesh

që e shtyjnë gjithë botën përreth

dhe zgavrat skëterrore

drejt një të ardhmeje një përmbysjeje pa kthim?

KHANI I MADH i drurëve-bimëve

bir i Swedenborgut dhe i Mabuse dhe i C.

o kombinim kimerik

i vegjetalitetit dhe seksualietesh

të shtrembëra, a mos je tamam

bija kryelartë* e KHANIT të madh të CATAIT

së cilës duhet t’i kërkojmë dashurinë romake

kushedi kur, në çfarë mënyre?

Shënim:

Bija kryelartë – Bëhet fjalë për hiç më pak se Anxhelikën e Ariostos.

Shënim i autorit:

Dante, si shumë autorë të tjerë, shpesh iu referohet në shumë pasazhe të njohura, Muzave ushqyese të poetëve. Figura e tyre nuk mund të ndihet me tamam amësore, por merr një karakter dhurimi që vjen nga korrespondenca të largëta dhe kryqëzime pothuajse biologjike. Ato pastaj janë në të vërtetë të lindura nga fantazia e poetëve, etër në këtë mënyrë të ushqyer nga bijat e tyre. Homeri, i verbër dhe lypsar, që për Danten është «quel greco / che le Muse lattar piu ch’altro mai», i paraqet të gjitha karakteret e një dashurie romake origjinale. Në kohën tonë poezia pëson një proces që i afrohet emargjinimit (edhe pse s’do të zhduket kerjtësisht kurrë). Ajo vjen nga një figurë e braktisur, që kërkon të thithë dhe të ngopet me forcat e helmëta që përpiqen ta errësojnë vetë fiziologjinë e qëndresës. Babai i helmët si interpretues i mundshëm i helmeve të tanishme dhe gjuhëve të tyre do të sjellë në jetë një ghost, një ‘bijë”, që do t’ia dërgojë me qumështin e saj të dëmshëm tërësinë e stërmadhe të të këqijave të saj. E megjithatë… Nëse ky shkëmbim verifikohet në ndonjë mënyrë, si në disa paradokse të pranishme në në reaksionet kimerike, mbase mund të shfaqet ndonjë dritë shoking.

/Marrë nga Andrea Zanzotto, Tutte le poesie, Mondadori, 2020

/Përkthimi: Gazeta Express