Wilfred Edward Salter Owen (1893 – 1918), poet dhe ushtar anglez. Një prej poetëve të të njohur të Luftës së Parë Botërore.
DULCE ET DECORUM EST
Të kërrusur dyfish, si lypsarë të moçëm nën thasë,
Të përgjunjur, duke u kollitur si shtriga, nëmnim në llucë,
Derisa nuk ua kthyem shpinën raketave ndriçuese,
Dhe drejt prehjes sonë të largët nisëm të ecim me zor.
Burrat marshonin të përgjumur. Shumica i kishin humbur çizmet,
Por çapiteshin, çizmet gjithë gjak. Të gjithë çalues; të gjithë të verbuar;
Të dehur nga mundimi; të shurdhër edhe ndaj sirenave
Të predhave të gazit që bien butësisht mbrapa nesh.
Gaz! Gaz! Shpejt, djem! – një dëlir i hamendjes
Duke ndrequr ngathshëm helmetat tamam me kohë,
Por dikush ishte ende duke u çjerrë dhe duke marrë në thua
Dhe duke u përpëlitur si ai që ka rënë në zjarrin e gëlqeres –
Mugët nëpër faqet e mjegullta dhe dritën e gjelbër të dendur,
Si përposh një deti të gjelbër, e pashë të binte poshtë.
Në të gjitha ëndrrat e mia para shikimit tim të pashpresë,
U krodh mbi mua, duke lëkundur, duke u ngulfatur, duke u mbytur.
Nëse në ndonjë ëndërr mbytëse, edhe di do të mund të ecja
Mbrapa qerrës mbi të cilën e kemi flakur
Dhe të shihje sytë e tij të bardhë të tkurren në fytyrën e tij,
Fytyrën e tij të rrudhur, si ajo e djalli të sëmurë nga mëkati;
Po të mund të dëgjoje, në çdo lëkundje, gjakun
Që gurgullon nga mushkëritë e prishura nga shkuma,
I errët si kanceri, i hidhët si këllira
E plagëve të pashërueshme, mizore, në gjuhët e të pafajshmëve –
Miku im, nuk do t’ju tregoje me aq entuziazëm
Fëmijëve që digjen për ndonjë lavdi të dëshpëruar,
Rrenën e moçme: Dulce et decorum est
Pro patria mori.
(Përkthim i lirë)
Shënim:
Dr Oliver Tearle (Loughborough University)
‘Dulce et decorum est’ ose, që të japim frazën të plotë: Dulce et decorum est pro patria mori, nga latinishtja, ‘është e ëmbël dhe hijshme të vdesësh për vendin tënd’ (patria, prej këtu kemi fjalën patriotik.) Fjala fraza ka origjinë nga poeti romak Horaci, por tek poezia ‘Dulce et decorum est’, Wilfred Oweni e refuzon këtë ide në mënyrë madhështore.
Për Owenin, që ka përjetuar tmerret e betejave në llogoreve dhe sulmit me gaz, nuk kishte asgjë të ëmbël dhe asgjë të hijshme të japësh jetën tënde për vendin tënd. Duke u përqendruar në hollësitë e një momenti nga Lufta e Parë Botërore, ku Oweni dhe toga e tij ishin sulmuar me gaz helmues, ‘Dulce et Decorum Est’ është një studim analizues i vuajtjes dhe ndoshta poezia më e famshme kundër luftës që është shkruar ndonjëherë. (…)
Imazhet janë po aq befasues dhe të paharrueshme sa edhe struktura, megjithëse pakëz më eksplicite: strofa e parë na bombardon me një seri ngjashmërish për burrat e rraskapitur që zvarriten në baltë (si lypsarë të vjetër, duke u kollitur si shtriga) dhe me metafora më të drejtpërdrejta, (çizmet me gjak, duke sugjeruar pra se këmbët e tyre janë të lyera nga gjaku, që nënkupton këmbë të prera, shprehja gjithë gjak na bën të mendojmë për kuajt, mbase të përdorur për të lëvruar një loj are me baltë shumë më ndryshe; dhe të dehur nga mundimi na e përkujton hidhësisht se kjo nuk është një lloj feste e ushqyer nga birra e një grupi miqsh që kanë dalë një mbrëmjeje në qytet).
Pastaj shokohemi nga britma e dyfishtë e ‘Gaz! Gaz! në fillim të strofës së dytë, me një theksat e rëndë vijues që tërheqnin vëmendjen tonë, ashtu siç është e ngjizur të jetë thirrja e një ushtari drejtuar shokëve të vet – dhe të gjithë i kërkojnë në gjunjë maskat e tyre, duke u munduar me zor t’i vënë dhe të mbrohen nga sulmi vdekjeprurës me gaz.
Fjala ‘ekstazë’ është një tjetër zgjidhje ironike e hidhët, që përgatit terrnin për atë strofën e fundit ironike: këta ushtarë janë të ekzaltuar jo nga kënaqësia jermore, por thjesht nga deliri dhe paniku. (…) Në këtë strofë të fundit, Owen kthen atë që deri aty ishte një poezi përshkruese në një pjesë të propagandës kundër luftës, duke iu përgjigjur me ironi briliante poetëve patriotikë, si Jessie Pope, të cilin Owen e ka në mendje këtu posaçërisht, i cili kishte shkruar një ninullë shoveniste ku u jepte zemër të rinjve të regjistroheshin dhe “të bënin punën e tyre për mbretin dhe vendin.” (…)
Dulce et decorum est është një shembull i mjeshtrisë së epërme të Owenit si poet: sado i ri që kishte qenë dhe sado e vlefshme poezia e tij si dritare e tmerreve të Luftës së parë Botërore, në analizë të fundit arsyeja pse e vlerësojmë përgjigjen e tij ndaj ngjatjeve të llahtarshme dëshmktar i të cilave ka qenë ai, është si ai i ka shprehur me një gjuhë kaq emotive dhe të kontrolluar, duke përdorur imazhe të vërteta dhe në të njëjtën kohë efikase.
/The Poems of Wilfrefd Owen, Chatto Poetry, 1993