William Barnes (1801-1886) ishe varrosur në oborrin e një kishe të vogël ku kishte qenë vikar. Ishte afër shtëpisë së Hardyt në anën lindore të Dorchesterit. Barnes kishte qenë mik i Hardyt për tridhjetë vjet (ishin takuar më 1856 dhe Barnes kishte vdekur më 1886). Barnes kishte shkruar poezi në dialektin e Dorsetit dhe Hardy e kishte admiruar larushinë e formave të vargut dhe efektet gjuhësore në poezinë e tij. Në vijim Hardy kishte botuar Selected Poems of William Barnes,më 1908.
SINJALI I MBRAMË
Heshturazi hapërova kodrës
Që çon nga shtëpia ime te një vend me degë bërsheni;
Dielli i verdhë po zbriste ulët në perëndim
Dhe lindja ishte e errët nga retë.
Pastaj, mes hijeve të asaj lindjeje të trishtë të irnuar,
Ku drita ishte e mekur e një portë e hapur krahakrah,
Diçka bëri të reflektonte zjarrin përballë
Si një rrezg të shkurtër në atë anë.
Duke e shikuar fort e më fort i rashë në të çka donte të thoshte –
Shkëlqimi i beftë i dërguar nga skena e irnuar lindore;
Nënkuptonte perëndimin e pasqyruar nga kofini i mikut tim aty,
Duke u drejtuar kah rruga nga lëndina e tij,
Që të marrë udhëtimin e tij të mbramë – ai që në rininë e tij
Kishte zvarritur këmbët aq herë nga ajo portë andej përreth!
Kësodore më dha lamtumirën nga varri,
Si me një lëkundje dore.
(Përkthim i lirë)
THE LAST SIGNAL
Silently I footed by an uphill road/ That led from my abode to a spot yew-boughed;/ Yellowly the sun sloped low down to westward,/ And dark was the east with cloud.// Then, amid the shadow of that livid sad east,/ Where the light was least, and a gate stood wide,/ Something flashed the fire of the sun that was facing it,/ Like a brief blaze on that side.// Looking hard and harder I knew what it meant -/ The sudden shine sent from the livid east scene;/ It meant the west mirrored by the coffin of my friend there,
Turning to the road from his green,// To take his last journey forth–he who in his prime/ Trudged so many a time from that gate athwart the land! /Thus a farewell to me he signalled on his grave-way,/ As with a wave of his hand.
Shënim:
Hardy shkruan për ecjen e tij oborrin e kishës së Winterborne Came, ‘një vend me degë bërsheni’ për të pritur funeralin e e mikut të tij të vjetër, Barnesit. Është një pasdite vjeshte dhe ‘dielli po zbriste ulët në perëndim’, ndërkohë që pjesa lindore e qiellit është ‘e errët… me re’. befas diçka ‘bëri të reflektonte zjarrin e diellit përballë,/ si një rrezg të shkurtër.’ Hardy i bie në të se shkëlqimi i beftë nga lindja e hirtë vjen nga diçka e ndritshme në kofin (mbase pllaka me emrin dhe datën e lindjes dhe vdekjes së Barnesit) që i ka kapur rrezet e diellit që po kridhet në perëndim. Hardyt kjo i duket si një ‘lëkundje e dorës së tij’ (Barnesit) në shenjë lamtumire. Efekti i ‘shkëlqimit të beftë’ nga ana e errët e skenës është si një lëkundje miqësore nga errësira e vdekjes, ose mbase një imazh i unicitetit të Barnesit, ‘shkëlqimi’ i tij.
Forma e poezisë si një tribut për Barnesin bëhet më e qartë përmes teknikave që Barnesi i kishte përdorur dhe të cilat i përdor pra edhe Hardy këtu. Barnesi kishte interesim ndaj formave metrike të poezisë së vjetër çeltike; për shembull rimimi i fjalëve në fund të vargut me ato të mesit të vargut të ardhshëm (‘road’ vargu 1 dhe ‘abode’ vargu 2; ‘east’ vargu 5 me ‘least’ vargu 6; ‘meant’ vargu 9 me ‘sent’ vargu 10; ‘prime’ vargu 13 dhe ‘time’ vargu 14). Barnesi po ashtu ishte entuziast edhe ndaj vargut anglo-sakson: për shembull aliteracionin (kjo poezi është dëng me aliteracione) dhe epitetet e përbëra si ‘yew-boughed’, ‘grave-way’. Vetë Hardy përdorte aliteracionin dhe epitetet e përbëra shpesh në poezinë e tij.
Natyrisht stili që Hardy ka adoptuar qëllimshëm në këtë tribut ndaj mikut të tij i shton vlerë të konsiderueshme gjendjes së poezisë. poezia hapet me Hardyn që është duke ecur pothuajse drejt jugut nga shtëpia e tij (‘my abode’) për në varrezën e Winterborne Came. Nuk është larg, por ndjenja se po shkon në një udhëtim të shkurtër përçohet nga gjatësia e vargut të parë ‘… an uphill road / That led from my abode to a spot …’ Dhe zemra e rënduar e poetit teksa shkon në funeralin e mikut të tij të vjetër sugjerohet nga fakti se rruga është ‘uphill’ (një përpjekje). Ky efekt përforcohet nga numri i zanoreve të gjata të ngadalta: road, abode, pastaj me një ndryshim të lehtë në zanore, megjithëse jo në bashkëtingëllore, boughed; sloped low, pastaj prapë te tingulli i degëzuar me down dhe cloud. Ka një mori ‘I’, një tungull i ëmbël, si dhe një mori ‘ds’ bukur të rënda dhe ca ‘bs’ të rënda po ashtu. Gjendja shpirtërore është e esëllt.
Porta e varrezës është e gjerë; porta e vdekjes është e gjerë; gjithçka duhet të kapërcejë përmes saj. Porta këtu është në pjesën e errët të varrezës, ‘where the light was least’, ‘amid the shadow’. Por Hardy e emfazon shkëlqimin e papritur që ia zë syri të: ‘flashed the fire of the sun’; ‘a brief blaze’; ‘sudden shine’. Efekti rrezgut të shkurtër bëhet i gjithi më i ndritshëm nga kontrasti i tij me qiejt e errët të lindjes, nga ‘fs’ e alternuar, tingujt ‘bs’ dhe ‘s’ dhe nga përsëritja.
Hardy thotë dy herë në strofën e tretë se ai e di çka ‘it meant’, ai rrezg i shkurtër. Drita vjen nga perëndimi, ku dielli ‘sloped low down to westward’. Ësht mbarimi i ditës dhe mbarimi i jetës së mikut të tij. Miku i vjetër i Hardyt po ‘Turning to the road from his green. / To take his last journey forth …’ Domethënia dhe përmasa e këtij udhëtimi të mbramë tregohet nga fakti se fjalia kalëron në dy vargje.
Duke marrë ‘his last journey forth’ ‘on his grave-way’, ai i jep Hardyt ‘a farewell … As with a wave of his hand.’ Ose kjo është mënyra si e ndien Hardy.
/hardysociety.org
/Gazeta Express