Poezia e javës/ Siegfried Sassoon: Vetëvrasje në llogore - Gazeta Express
string(54) "poezia-e-javes-siegfried-sassoon-vetevrasje-ne-llogore"

Arte

Gazeta Express

28/11/2025 16:18

Poezia e javës/ Siegfried Sassoon: Vetëvrasje në llogore

Arte

Gazeta Express

28/11/2025 16:18

Siegfried Loraine Sassoon (8 shtator 1886 – 1 shtator 1967), ka qenë poet, prozator dhe ushtar anglez. I dekoruar për zotësitë e tij në Frontin e Perëndimit, ai u bë pastaj njëri prej poetëve kryesorë të Luftës së Parë Botërore.

Poezia e tij përshkruan tmerret e llogoreve dhe në të njëjtën kohë satirizon me pretendimet patriotike të atyre që, sipas pikëpamjes së Sassoonit, ishin përgjegjës për një luftë të marrë shoveniste. Sassooni u bë një pikë fokale e disidentizmit brenda forcave ushtarake kur i vetëm bëri një protestë kundër vazhdimit të luftës me ‘Deklaratën e ushtarit’, të korrikut të vitit 1917, që rezultoi me përzënien e tij nga Craiglockhart War Hospital. Gjatë kësaj periudhe ai takoi dhe u miqësua me poetin tjetër të madh të Luftës së Parë Botëtore, Wilfred Owenin, mbi të cilin gjithsesi kishte pasur një ndikim të madh. (Wiki)

VETËVRASJE NË LLOGORE

Siegfried Sassoon 

Kam njohur një ushtar të ri të thjeshtë

I cili i nënqeshte jetës me një hare të zbrazët,

Flinte zhurmshëm në errësirën e shkretë,

Dhe fishkëllente herët së toku me laureshat. 

Në llogoret dimërore, i frikësuar dhe i zymtë 

Mes shpërthimeve dhe morrave dhe pa rum 

Ia rrasi vetes një plumb në tru.

Askush s’e tha më asnjë fjalë për të.

Ju turma të vetëkënaqura me shikimin e flaktë 

Që brohorisni kur djemtë ushtarë marshojnë,

Përvidheni në shtëpi dhe luteni, ju kurrë nuk do ta merrni 

Vesh ferrin në të cilin përfundojnë të rinjtë dhe të qeshurat. 

(Përkthim i lirë)

/Marrë nga Siegfried Sassoon, Collected Poems 1908–1956, Faber and Faber, 1961

/Gazeta Express