Poezia e javës/ Seamus Heaney – Xhin kulumbrie - Gazeta Express
string(43) "poezia-e-javes-seamus-heaney-xhin-kulumbrie"

Arte

Gazeta Express

12/12/2025 14:46

Poezia e javës/ Seamus Heaney – Xhin kulumbrie

Arte

Gazeta Express

12/12/2025 14:46

Pjesë e shkëputur nga kapitulli ‘Reading free verse rhythms’, i librit ‘Rhythm in Modern Poetry’ të autores Eva Lilja

XHIN KULUMBRIE

Gjendja e pastër e dëllinjës 

nxihet në dimër.

Ajo u hodhi xhin dëllinjave 

dhe e vulosi fuçinë.

Kur e zhvidhosa 

ndjeva aromën e trazuar 

të athët të ndenjur të një kaçube

të përhapej nëpër qilar.

Kur e derdha 

pati një teh prerës 

dhe vezulloi 

si Betelgjeuzi.

Po e ngre për ty 

në kulumbri kaltër-

zeza avulluese, të hidhëta 

dhe të besueshme.

Një poezi lëvizëse

Nga Eva Lilja

Një rrafsh i leximit i poezisë ‘Xhin kulumbrie’ të Seamus Heaneyt varet thelbësisht nga njohja trupore. Sidoqoftë, shenjat kulturore po ashtu ndikojnë mbi ritmin. Është një paraqitje realistike e një imazhi qendror që përshkruan atë se si të përgatitet shnapsi i kulumbrisë në një shtëpi rurale dhe më vonë, pasi të mbërrijë dimri, kënaqësinë e shijimit të tij. 

Në shikim të parë, vargëzimi në këtë poezi duket të jetë tradicional, duke përdorur strofën prej katër vargjesh. Në të njëjtën kohë, ritmi i saj frazor është i lirë dhe modern. Ritmi i të folurës këtu na e kujton vargun mesjetar prej katër kohësh, por në këtë rast vargjet janë më të shkurtra – vetëm njëri prej tre theksash. I afrohet të folurës së rëndomtë, ku përdoren prej zero deri në tri rrokje të patheksuara mes theksave. Po ashtu strofa prej katër vargjesh e lidh këtë poezi me baladën mesjetare. Mund të thuhet se Heaney përzien ritmet moderne të lira me disa modele nga format e vjetra popullore.  

Ndërkohë që po lexoja Xhin kulumbrie, kisha zgjedhur të ndiqja ritmet e ecjes si ngutja, kërcimi dhe ndalja. Por, natyrisht, shumë ritme të tjera trupore mund të hetohen në një poezi si kjo. Alternimi kërkon pulsin – koha zgjat rreth gjysmë sekonde (1.4-5 dhe 1.8-13). Limiti kohor i një vargu të rëndomtë me rreth dhjetë rrokje është thyer – vargjet e Xhin kulumbrie janë shumë më të shkurtra dhe kjo mospërputhje e bën ritmin të ecën lehtë. 

Kjo poezi jeton përmes përshtypjeve të saj të ndjeshme shqisore dhe imazhit të saj mbizotërues, pijes. ‘Unë’ i poezisë i flet ‘ti’-së, që mund të merret si lexuesi. Përzien alternimin këmbëlehtë me dy pjesë vërtet të rënda – ka një lëvizje të lehtë përpara që thyhet dy herë përmes molosëve shtypës dhe moslëvizës OOO. Strofat 1 dhe 3 mbizotërohen nga një alternim i ecjes së lehtë që është afër të folurës së rëndomtësi dhe nga ecja. Sidoqoftë, strofat 2 dhe 4 janë më të rënda. Një anticipim ngrihet deri te boshti, shohim një koncentrim theksash dhe pas kësaj kemi një dobësim në zgjerim. Ose, kjo poezi kryesisht çapitet, por ndalet dy herë në një baraspeshë të palëkundshme – një përvojë që lehtësisht mund të njihet nga vetë trupi ynë.

Strofa 1 dhe 2      alternim + anticipim-bosht/molos-zgjerim

Strofa 3 dhe 4      «                    «                     «            «

Shqyrtojini vargjet 3-4:

She fed gin to sloes

o 0O o O

and sealed the glass container.

o O o O o O o

Vargu i mbramë konsiston në tre jambë oO dhe vargu 3 po ashtu ngrihet në drejtim. Lëvizja shkon përpara në këto dy vargje dhe i avitet ritmit të ecjes – ka kurse të fjalëve dhe kurse të hapave, dhe kohëzgjatja, rreth gjysmë sekonde, është gati se e njëjta për jambin dhe për hapin e kompletuar. Mund të thuhet se ecja i përngjan kësaj pjese të poezisë (1.3-5). Qeniet njerëzore zakonisht ecin çdo ditë në njëfarë mase që e kthen të ecurën në një kallëp mbizotërues të përvojës që formëson të kuptuarit e botës (Varela, Thompson and Rosch 1993: 172–3). Këtu bredhja moskokëçarëse vjen te një fund me enjambmentin e vargut 6:

When I unscrewed it

o O o O o

l. 6

I smelled the disturbed

o O oo O >

tart stillness of a bush

OO ooo O

l. 8

duke u ngritur me anë të depozitimit.

Kjo strofë ka një ritëm bukur të qëndrueshëm në vetëm një fjali. Një lakore intonimi e mban atë bashkë në një trup akustik. Në vargjet 6-7, alternimi i mëparshëm thyhet. Këto dy vargje janë të lidhura me ndihmën e një enjambmenti dhe ai i mbrami nis me një spond OO që kompleton theksin në fund të vargut 6. Së toku ato formojnë një molos të rëndë OOO, ndërsa enjambmenti eliminon pauzën varg-thyese. Pjesa me këta tre theksa në mes të strofës (O>OO) është pjesë e emfatizuar, ose cak i tejzgjatur; ajo që vjen para kësaj do të merret si paraprijëse (anticipuese) dhe ajo që vijon do të merret si zgjerim (Cureton 1992: 146–53). Ky kompozim, sidoqoftë, mund të kuptohet vetëm pasi të kemi kompletuar mbarë formën e strofës – është strukturuar nga mbrapa (Tsur 2012a: 302–3). Geshtalti duhet të mbyllet para se të perceptohet plotësisht dhe para se të hapësirëlizohet intervali kohor. Shprehja e parë e poezisë, ‘the clear weather’, o OO o (1.1), paraqet një spond OO që sugjeron atë që do të vijë në strofën 2 dhe 4. 

Me vargun 9 fillon përsëri kursi i njëjtë – së pari, alternimi mbizotëron përmes vargjeve vijuese deri tek i fundit, strofa njëmend e rëndë. Hapat e vegjël jambikë të strofës 3 përshkruajnë kënaqësinë e ‘Unë’, kur shikojnë rezultatin e kësaj përgatitjeje të pijes:

When I poured it oo O ol. 10 it had a cutting edge ooo O o O and flamed o Ol. 12 like Betelgeuse. o O o 0

Kështu na rrëfehet e bukura e pijes dhe ritmi është krejtësisht i veçantë – vargje të shkurtra, pak theksa dhe një klimaks i drejtpërdrejtë në vargjet 11-12. Traditat kulturore ndihin njohjen e mbarështimit të shtëpisë dhe zakoneve të pijes. Forma po ashtu sugjeron domethënien e llojeve të tjera, si ndjesia dhe pikëpamjet. Në këtë strofë, ritmi është i rrafshët, i koncentruar dhe në ngritje. Lëviz me hapa elastikë me një cilësi të gëzimit të pastër – kënaqësia e jetës dhe të bukurës dhe e pijeve të shijshme. Ka një kundërshti gudulisëse mes ambientit rural dhe cilësisë së stërholluar e, së toku, ritmit dhe metaforës së yllit të kuq të errët ndriçues.

Strofa e fundit e poezisë, ashtu si edhe strofa 2, së Heaneyt është bukur e balancuar ritmikisht. Nis me dy jamba oO oO në vargun 13, por vazhdon me një numër ekstrem theksash në çiftet e ardhshme vargore:

I drink to you

o O o O

l. 14

in smoke-mirled, blue- >

o OO / O >

black sloes, bitter >

OO / O o

l. 16

and dependable.

oo O oo

vargjet 14-15 lidhen me një tjetër enjambment dhe, nëse nuk e kemi parasysh pauzën e shkurtër, atëherë mund të vihen re si në vijim: o OOOOOO o. Kaq shumë theksa njëri pas tjetrit, nuk do mend, janë kundër ritmit të të folurës që nga ana tjetër e karakterizon pjesën më të madhe të poezisë. I njëjti pasazh po ashtu përmban aliteracione dhe asonanca deri në një shkallë që e organizojnë atë: ‘smoke’ – ‘sloes’, ‘blue’ – ‘black’ – ‘bitter’. Si edhe strofa 2, kjo strofë baraspeshohet nga një bosht njëmend i rëndë dhe një paraprijëse e lehtë po ashtu si edhe nga zgjerimi. Vargu 16 baraspeshohet si vargjet 14-15. Ky është fundi i vërtetë i poezisë dhe po ashtu nënkupton klauzurën. Duke u ngritur në përshkrimin e pijes, ky molos i dyfishtë (OOO OOO) prodhon një gjendje të thyer dhe lidh me një pasazh tjetër të dykuptimtë, aromën e athët të vargjeve 6-7. 

Vargu fare i fundit (1.16) është krejt i lehtë. Nga pesë rrokjet e tij vetëm njëra është e theksuar, ‘-pend’, që ka domethënien e të qenit pezull ose rënies. Në pozicionin paralel të vargut 8 kemi një drejtim të kundërt, ‘rising’. Në këtë mënyrë, ‘dependable’ e mbyll baraspeshën e mbarë poezisë. 

Deri me këtu kam përdorur nivelin 0.5 sekonda dhe nivelin e kujtesës jetëgjatë të strofës dhe plotësisë së saj kur e lexojmë këtë poezi. Niveli prej tre sekondash këtu funksionon si një lloj modeli bosh. Siç kemi thënë tashmë, vargjet e ‘Xhin kulumbrie’ janë më të shkurtër se mesatarja… Gjatësia normale e vargut prej tre sekondash mungon – gjatësia konsiston në katër ose pesë rrokje, ose një deri në tre theksa në vend se në atë normal tre deri në pesë theksa. Në raste të tilla, poeti vepron me vargje çifte shumë herë – dy vargje të shkurtra të bëra bashkë japin një masë normale. Diçka e tillë do të gjendet te strofa e parë. Sidoqoftë, tri strofat e tjera nuk përdorin zgjidhjen e lehtë. Mbahen bashkë si tërësi, me një pauzë të shënuar mes tyre. Ndaj intervali prej tre sekondash manipulohet nga të dy anët – tepër i shkurtër për vargun dhe tepër i gjatë për një strofë. Këto mospërputhje shtojnë një ritëm të stërholluar. 

/Eva Lilja, ‘Rhythm in Modern Poetry’, Bloomsbury Publishing, 2023

/Përkthimi: Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement