Safo (630 – 570) poete antike greke, nga Eresosi, ose Mitilena në ishullin Lezbo.
DUA TË TË THEM DIÇKA POR NUK PO MA LEJON
Nga Safo
‘Dua të të them diçka por nuk po ma lejon
Marrja’.
‘Nëse ti doje të shprehje
Ndonjë mendim të fismë ose madhështor – kështu pra, veç nëse
Gjuha jote ishte gati të fliste me një nxitim të nxehtë
Ndonjë shqiptim të turpshëm, “marrja” nuk do ta kishte veshur
Fytyrën tënde me të kuqe, jo, ti do të kishe shprehur
Çkado që të kishe dashur të thoshe haptas dhe aty për aty.
O unë kam dalë nga mendja jote
Ose ti je duke adhuruar ndonjë tjetër më shumë.
Unë nuk e di cila është udha e drejtë;
Të dykuptimta janë synimet e mia.
(Përkthim i lirë nga përkthimi në anglisht)
Shënim nga Aaron Poochigian
Këto tri fragmente kanë të bëjnë me dilemat dhe alternativat. ‘Dua të të them diçka por nuk po ma lejon’ ishte shkruar në strofë alkaike, sipas emrit të bashkëkohorit të Safos, i cili e kishte përdorur atë shumë shpesh. Aristoteli na informon se është një formë “korrespondence”, vargu i parë, dhe se është shkruar gjysma nga Alkeu dhe pjesa tjetër nga Safo. Safo përdorte strofën alkaike ngase është metri i preferuar i korrespondentit të saj dhe ai në të cilin ishte shkruar komenti origjinal. Kështu poezia e Alkeut kishte nxitur një përgjigje ashtu siç ‘The Passionate Shepherd to His Love’ e Christopher Marlowet kishte bërë me ‘The Nymph’s Reply to the Shepherd’ të Sir Walter Raleighit. «Aidos, në greqisht, që ne e kemi përkthyer (good taste) me “marrja”, bart një ngjashmëri sipërfaqësore të asaj që ne e quajmë “respekt”, por dallon prej tij nga fakti se implikimet e saj janë thelbësisht negative, kështu që normalisht më parë e frenon veprimin se sa ta kërkojë atë» (Douglas Olson, Blood and Iron: Stories and Storytelling in Homer’s Odyssey, 1955, p. 17) Aristoteli e citon këtë fragment në mbështetje të pohimit të tij se ‘burrat janë të turpëruar të flasin, të bëjnë dhe të kenë ndërmend gjëra të turpshme’, (Rhetoric, 1367a).
Gramatikani grek Apollon Diskoli (shekulli II p.e.s.) citon vargun ‘O unë kam dalë nga mendja jote’ në një traktat mbi Përemrat ngase përmban një variant dialektor të vetes së parë njëjës. Fragmenti robëron mënyrën fatalistike të shikimit të gjërave të të dashurës. E ssigurt se është flakur tutje, e dashura thjesht pyet pse e ka bërë këtë gjë.
Filozofi stoik Krisipi i Solit (280-207) e ka ruajtur vargun ‘Unë nuk e di cila është udha e drejtë’ në traktatin Mbi gjërat negative.
Marrë nga Sappho, ‘Stung With Love – Poems and Fragments’, Penguin, 2015
/Përkthimi Gezeta Express