Poezia e javës / Raymond Carver: Gërvishtja - Gazeta Express
string(40) "poezia-e-javes-raymond-carver-gervishtje"

Arte

Gazeta Express

29/07/2022 17:41

Poezia e javës / Raymond Carver: Gërvishtja

Arte

Gazeta Express

29/07/2022 17:41

Raymond Clevie Carver Jr. (Clatskanie, 25 maj 1938 – Port Angeles, 2 gusht 1988), prozator, poet dhe eseist amerikan

U zgjova me një njollë gjaku

Lexo Edhe:

rreth syve të mi. Një gërvishtje përmes

gjysmës së ballit tim. Ama

unë po fle vetëm këtyre ditëve.

Po pse dreqin njeriu duhet të çojë dorë

kundër vetvetes, qoftë edhe në gjumë?

Kësaj dhe pyetjeve të ngjashme

po mundohem t’u jap përgjigje këtë mëngjes.

Teksa po e studioj surratin tim në dritare.

The Scratch

I woke up with a spot of blood / over my eye. A scratch / halfway across my forehead. But / I’m sleeping alone these days. / Why on earth would a man raise his hand / against himself, even in sleep? / It’s this and similar questions / I’m trying to answer this morning. / As I study my face in the window.” /

***

Të gjitha pyetjet në dukje banale mund të jenë (bukur) thelbësore. Ndonjëherë mund të kenë përgjigje të thjeshta dhe të menjëhershme, e nga ana tjetër, ndonjëherë edhe mund të mos kenë fare ndonjë sosh. Ndonjëherë janë pyetje që tashmë janë bërë me dhjetëra e qindra herë – madje edhe duke pasur përgjigje të konsiderueshme – e ndonjëherë, edhe mund të jenë pyetje të papritura dhe befasuese. Porse, secili në përvojën e vet, është nj botë në vete, prandaj të gjitha pyetjet – e parashtruara pafundësisht – janë pyetje të virgjëra; dhe të gjitha përgjigjet e famshme janë krejtësisht të panjohura.

«Po pse dreqin njeriu duhet të çojë dorë/ kundër vetvetes, qoftë edhe në gjumë?».

Nuk është në të vërtetë ndonjë situatë e rëndë. Edhe pse është përdorur një diskurs që do të mund ta përshkruante theqafjen e njeriut drejt vetëvrasjes, është thjesht një çuarjedorë e pavetëdijshme dhe e padëmshme. Është një gërvishtje. Në gjumë. Nga ndonjë ëndërr e keqe, a për ndonjë arsye tjetër çfarëdo qoftë, subjekti ka «çuar dorë» ndaj vetes, duke i shkaktuar një gërvishtje «përmes gjysmës së ballit», për çka ai do të zgjohet «me një njollë gjaku përreth syve» të tij.

Reagimi i parë është habia. Nga habia, s’do mend, lind pyetja. Ose, më mirë, pyetjet. E tek në fund: përgjigjja. Ose, më mirë, përgjigjet.

Duke mbetur te pyetja – pyetja nxjerr pyetjen. Një varg pyetjesh, për të njëjtin argument dhe për argumente të ndryshme: ja një mënyrë ideale për ta nisur ditën. Madje duke e studiuar surratin në dritare.

/Përgatiti: A. Idrizi; Gazeta Express

/Poezia është marrë nga: Raymond Carver, “Ultramarine”, Knopf Doubleday Publishing Group, 2020