Poezia e javës / Pier Matteo Petrucci: Besimi virtyti i parë teologjik - Gazeta Express
string(67) "poezia-e-javes-pier-matteo-petrucci-besimi-virtyti-i-pare-teologjik"

Poezia e javës / Pier Matteo Petrucci: Besimi virtyti i parë teologjik

Arte

Gazeta Express

26/01/2024 16:29

Pier Matteo Petrucci (1636 – 1701), pas studimeve të filozofisë dhe të së drejtës bëhet prift më 1661. Më 1688 akuzohet për kuietizëm (doktrinë mistike, e dënuar nga Kisha më 1687, e cila e kërkon rrugën drejt Zotit dhe përsosjen e krishterë përmes një gjendjeje qetësie pasive dhe besuese të shpirtit) dhe shumë shkrime të tij ndalohen

LA FEDE PRIMA VIRTÙ TEOLOGICA

Lexo Edhe:

Ti vagheggiano in Ciel l’alme beate
       o somma Veritate.
       Or se qui tra le tenebre non crede,
       ma lumi e rai desia,
5        quando o dove avrà fé l’anima mia?
       Che dunque è questa fede!
       È luce oscura, è cecità che vede.

Përkthim i perifrazuar:

Shpirtrat e bekuar të kundrojnë (me adhurim dhe dëshirë) në Qiell, o e Vërtetë superiore ndaj çdo gjëje. Tash, nëse këtu në errësirë (në terrin e jetës tokësore) shpirti im nuk beson, por do të donte të kishte dëshmi të qarta dhe ndriçuese, ku dhe kur vallë do të mund ta fitojë besimin? Po çka është pra kyfarë besimi? Një dritë e terrtë, një verbëri e zonja të shohë.

Koment:

Në mesin e përfaqësuesve të barokut “metafizik dhe konceptor”, Pier Matteo Petrucci transpozon mbi faqen mistiko-religjioze ndezjen e fuqishme dramatike të poetikës së kohës së saj. Ky kompozim, nga Poesie sacre e spirituali (Poezi të shenjta dhe spirituale), i përket një grupi madrigalesh kushtuar virtyteve teologale. I pasur me antiteza dhe oksimorone dhe pothuajse i kompresuar nga vetë shkurtësia e tij, duket të jetë modeluar në një rrjedhë të fuqishme dhe të mpiksur, me shkëlqim të errët. Tema e dritës së errët i referohet vargut ‘ntenebrata luce ch’en me luce della lauda, nga Besimi dhe Shpresa e Jacopone da Todi-t. Jo dukshmëria, e perceptuar fuqishëm, e së Vërtetës rilidhet me pasazhin e famshëm të Parajsës danteske: Besimi është substancë e gjërave të ndara / dhe argument i të padukshmeve; nga ana e tij jehonë e Letër hebrenjve (Xi, 1) të Shën Palit, Est fides sperandarum substantia rerum, argumentum non apparentium.

Biografi:

Pier Matteo Petrucci (Jesi, Ancona, 1636 – Montefalco, Perugia, 1701), pas studimeve të filozofisë dhe të së drejtës bëhet prift më 1661. Predikues, superior i kongregecionit oratorian më 1678, ipeshkv i Jesit më 1681 dhe kardinal më 1686. Më 1688 akuzohet për kuietizëm (doktrinë mistike, e dënuar nga Kisha më 1687, e cila e kërkon rrugën drejt Zotit dhe përsosjen e krishterë përmes një gjendjeje qetësie pasive dhe besuese të shpirtit) dhe shumë shkrime të tij futen në Indice (tregues, katalog i Kishës i librave të ndaluar); me ardhjen e Papës Alessandro VIII izolohet në ipshekvinë e vet, nga e cila heq dorë më 1696. Boton, mes të tjerash, Lettere e trattati spirituali e mistici (1676, 1678, 1679); La contemplazione mistica acquistata (1681); Il nulla delle creature dhe ’l tutto di Dio (1682), si dhe përmbledhjet poetike Poesie sacre e spirituali (1675), ribotuar dhe zgjeruar shumë herë.

/treccani.it

/Përkthimi: Gazeta Express