Poezia e javës/ Pavese: Nata - Gazeta Express
string(26) "poezia-e-javes-pavese-nata"

Arte

Gazeta Express

11/07/2025 18:28

Poezia e javës/ Pavese: Nata

Arte

Gazeta Express

11/07/2025 18:28

Cesare Pavese (1908 – 1950), poet, proyator, përkttyes dhe kritik letrar, ndër më ndikuesit në letërsinë italiane të epokës së tij. Përmbledhja e tij kryesore me poezi është “Lavorare stanca”, e botuar për herë të parë më 1936, pastaj e ribotuar dhe zgjeruar përgjatë viteve, deri më 1943.

NATA

Nga Cesare Pavese

Po nata me erë, nata e kthjellët

që sall kujtimin e çikte, ka mbaruar,

është një kujtim. Vazhdon ende një qetësi e marrë

edhe ajo e përbërë nga gjethet dhe hiçi. Nuk mbetet,

nga ajo kohë tej kujtimeve, veçse një kujtim

i kotë.

        Nganjëherë kthehet ditën

në dritën e palëvizshme të ditës së verës,

ajo habi e largët.

                        Nëpër dritaren boshe

fëmija e shikonte natën mbi kodrat

e freskëta dhe të zeza, e çuditej kur i shihte të ngjeshura:

palëvizshmëri e kotë dhe e qartë. Mes gjetheve

që fëshfërinin në terr, shfaqeshin qafëmalet

ku të gjitha gjërat e ditës, kikat

e bimët e vreshtat, ishin të pastra dhe të vdekura

e jeta ishte tjetër, prej ere, e qielli,

e gjethesh e hiçi.

                         Nganjëherë kthehet

në qetësinë e palëvizshme të ditës kujtimi

i asaj jetese i përhumbur, në dritën e mekur.

(16 prill 1938)

KOMENT

Nga LUIGIA SORRENTINO

Habia e një nate të largët e mbëshjell këtë poezi të Cesare Paveses. Është një çast i jetës, me erë dhe i kthjellët kujtimi i largët i mbameendjes së vagullt. Shikimi i poetit ka ruajtur kujtimin e një nate të largët që s’e dinte që do ta mbante në mend. Ngase kur përjetojmë një përvojë, nuk e dimë se çka do të mbetet në ne nga ai i jetuar, çka do të hyjë në kujtimin tonë, kurrë nuk e dimë. E atëherë ja ku nxjerr kokën habia, fiksimi i shikimit të largët që sheh. Shikimi i largët është gjithmonë i palëvizshëm, statik, si gur i mprehur i ngulur në gjoks. Fëmija shikon natën mbi kodrat verore, të grumbulluara, pa kufij. E në këtë palëvizshmëri vetëm fëshfërima e pastër e gjetheve, në një vdekje të vetëdijshme, dëshirë e asgjësë.