«Le occasioni» është përmbledhja e dytë poetike e Montales, botuar nga Einaudi, në tetor të vitit 1939 dhe përmbante 50 poezi. Në edicionin e dytë, një vit më pas, përmbledhjes i ishin shtuar edhe pesë poezi të tjera
TRENI*
Qe kësodore, siç është drithma
thumbuese që përshkon
periferitë dhe ngre
në shtizat e kullave
hirin e ditës,
siç është fryma
me shi që përsërit
mes grilave sulmin
mbi shelgjet e kërrusura –
qe kësodore dhe qe uturimë në terrin
e rëndë që thyen
ndonjë vrimë kaltërsie derisa e lehtë
të duket Entella
nimfore që e fundosur
rishfaqet nga qiejtë e fëmijërisë
përtej të së ardhmes –
mandej erdhën zënka të tjera, ndryshoi era,
u rrit vrima në pe, njerëz të tjerë
dolën jashtë, çerdhe të reja
trazuan çatitë –
qe kësodore,
po përgjigjesh?
Accelerato
Fu così, com’è il brivido/ pungente che trascorre/ i sobborghi e solleva/ alle aste delle torri/ la cenere del giorno,/ com’è il soffio/ piovorno che ripete/ tra le sbarre l’assalto/ ai salici reclini -/ fu così e fu tumulto nella dura/ oscurità che rompe/ qualche foro d’azzurro finché lenta/ appaia la ninfale/ Entella che sommessa/ rifluisce dai cieli dell’infanzia/ oltre il futuro -/ poi vennero altri liti, mutò il vento,/ crebbe il bucato ai fili, uomini ancora/ uscirono all’aperto, nuovi nidi/ turbarono le gronde -/ fu così,/ rispondi?
KOMENT
Nga Dante Isella
Udhëtimi me tren, në Ligurian e dikurshme, bëhet mes nisjes dhe mbërritjes mbi perin e një pyetjeje therëse, një fjali e vetme (…) e hedhur si një urë mes qemerëve të gjerë (1 Fu così… 10 Fu così… 21 Fu così…). Në tensionin e asaj pyetjeje rikujtohet në etapa esenciale udhëtimi nga Gjenova në Monteroso, tokën e pushimeve të lumtura; që është po ashtu edhe udhëtimi i jetës, nga aspiratat dhe vrullet e adoleshencës te rëndesa e jetës në moshë të pjekur, e ngjashme me terrin e një tuneli me pak shkëndija drite, si dhe nga magjia e fëmijërisë, e rijetuar si një ëndërr, që do të na shoqërojë përgjithmonë, te rutina e konsumuar e gjesteve dhe stinëve që përsëritën pothuajse pa asnjë ndryshim. Por ripërshkimi i ‘stinëve’ njërën pas tjetrës, si ai që udhëton me një autobus që ka vendndalime të pafundme, ka kuptim vetëm që Ajo, Clizia (‘ti’ e pashprehur, por krejtësisht e përcaktuar se kujt i drejtohet), të mund të ballafaqohet me atë përvojë me përvojën e vet, njërën të kaluarën me të kalaurën tjetër; të thotë se ato përputhen, nëse, edhe në diversitetin e tyre, kuptimi i atij kalimi të mos jetë vetëm një, në shenjën e një fati teleologjikisht të njëzëshëm: «fu così» (me një nënkuptim: «anche per te – edhe për ty»), «rispondi? – po përgjigjesh?». Në pritjen e padurueshme të një konfirmimi, pyetja ngarkohet me një komplicitet të butë, aludues, si te poezia, edhe ai hekurudhore, Addii, fidchi nel buio, cenni, tosse… e shkruar më vonë, por që indentitetin e lakorës pyetëse në të ciën mbyllet ofron çelësin e vërtetë të leximit edhe të kësaj poezie: «-Presti anche tu alla fioca/ litania del tuo rapido quest’orrida/ e fedele cadenza di carioca? (“-A i huazon edhe ti litanisë/ së mekur të trenit tënd të shpejtë këtë kadencë/ të llahtarshme dhe besnike të kariokës?»
«Kur isha i ri – shkruan Montale në Fuori di casa 13 – emrat e lokomotivave që binin në sy më së shumti – Belleforonte, Astarotte – ishin pjesë e miologjisë misterioze lokale.» Le të kihet parasysh se si, mes shfryrjeve të avullit (fu fu fu) dhe fishkëllimave të zgjatura në çdo tunel të ri (tuuuu…tuuuuuu…), këto vargje ofrojnë një rezultat fonosimbolik të një zotësie virtuoze të erës së fortë të një «udhëtimi» me autobusët e asaj kohe, në linjën Gjenovë – La Specia, përveç gurgullimit të pandërprerë të të lëngshmeve, posaçërisht tingullit r të thjeshtë ose të dyfishtë, të pranishëm pothuajse në të gjitha vargjet që nga fillimi (bRivido) deri në fund (Rispondi): 1 FU… e fU… 16 Futuro… 21 FU… dhe 10 Tumulto… 16 fuTUro… 20 Turbarono… Vetëm një rimë: 5 giorno – 7 piovorno; ndërsa gjoja-rimat: 2 trascorre – 4 torri; 10 dura – 12 azzurro – 16 futuro; 19 gronde – 21 rispondi; dhe asonancat e tipit liti-fili-nidi.
Shënim:
Accelerato – tren që ndalet në çdo stacion.
/Marrë nga Eugenio Montale, ‘Le ocassioni’, Einaudi, 1996
/Përkthimi: Gazeta Express