Poezia e javës / Montale: Ballkoni - Gazeta Express
string(31) "poezia-e-javes-montale-ballkoni"

Arte

Gazeta Express

30/09/2022 16:26

Poezia e javës / Montale: Ballkoni

Arte

Gazeta Express

30/09/2022 16:26

Le occasioni është përmbledhja e dytë poetike e Montales, botuar nga Einaudi, në tetor të vitit 1939 dhe përmbante 50 poezi. Në edicionin e dytë, një vit më pas, përmbledhjes i ishin shtuar edhe pesë poezi të tjera.

Ballkoni

Lexo Edhe:

Dukej lojë e lehtë

ta ktheja në hiç hapësirën

që më ishte hapur, në një mërzi

të paqartë zjarri yt i qartë.

Tash atij boshllëku ia kam bashkëngjitur

çdo motiv timin të vonë,

mbi hiçin e thiktë nxjerr kokën

ankthi të të pres gjallë.

Jeta që nxjerr shkëndija

është ajo e vetmja të cilën ti e vëren.

Drejt saj nxjerr kokën ti nga kjo

dritare që nuk ndriçohet.

***

Nga Dante Isella

«Është pjesë e Mottetti. Është vendosur në hapje të librit për shkak të vlerës së dedikimit», thuhet në shënimin e poetit. Përveç pozicionit të saj, në hapje të Occasioni, kursivi që e dallon (siç ndodh edhe me poezinë In limine të përmbledhjes Ossi di sepia, me poezinë Il tu të përmbledhjes Satura) i jep, post factum, vlerë programi për tërë librin, pothuajse të një poetike në vargje. «Përkthyer nga vetë gjuha e saj e nderë dhe e thiktë – poezia në të vërtetë – pak a shumë ka këtë vlerë: distanca nga e mungueshmja, në dukje aq e durueshme kur parashikohej se do të vishej nga plogështia dhe mërzia e rëndomtë, nuk mund të durohet përveç se në një proces të saktë të rikujtimit. Në këtë konvertim nga hiçi-inercia drejt motivit pritje janë Le occasoni: jo më libri, të themi kështu, pa përmbajtje, por kanconierë dashurie» (Contini, 86).

Marrë nga Eugenio Montale Le ocassioni, Einaudi, 1996

/Përkthimi Gazeta Express