Teodor Keko lindi në Tiranë më 2 shtator 1958 dhe ndërroi jetë në vitin 2002 në Selanik.
Teodor Keko është poet, tregimtar dhe gazetar i njohur. Ai ka lindur më 2 shtator 1958 dhe është ndarë nga jeta në vitin 2002 pas një sëmundje të rëndë. Pjesë e aktivitetit të tij janë edhe aktiviteti i tij si deputet në dy legjislatura të Parlamentit shqiptar. Ai është shquar për antikonformizmin e tij, mjeshtërinë dhe thjeshtësinë në rrëfim në prozën e shkurtër.
MOS MË KRAHASO
Atëherë vërtet mundohesha të isha i veçantë
Për të të mahnitur ty dridhja cigaren me duhan të fortë
T’i vija gjethet si buzë mbi trupin hollak
T’i varja në vesh, e kopsa, e gishta, e flokë
Dhe trupi yt i brishtë kthehej në një hardhi
Po ne ishim ende fëmijë
Fëmijë të dashuruar që nuk dinin mirë akoma
Ç’do të thotë e ardhme
U rritëm dhe atëherë kuptuam
Se ditët tona s’lidheshin dot
Dhe hardhi e hajthme nuk e gjeti tek unë lisin
Që kërkoje ti
Trupi yt i brishtë e braktisin hardhinë
Gjethet mbeten në trupin tënde
Pa dashurinë time, mbështetjen
Nuk kisha më pse ta dridhja më cigaren
Isha i rëndomtë pa dashurinë
Ndarja të zakonshëm më bënte para teje
Dhe ika, dhe ike, pa tragjedira malli
Vite më pas një mbrëmje të pashë më njeriun e jetës përkrah në park
Një çast u pamë dhe m’u duket si vetëtima nga përplasja e syve tanë
Dhe u trishtova, sepse vetëtimat e dashurisë s’kanë rrjet si shkak
Ato lindin nga kujtimet, nga zjarri
Mos me krahaso me të dashurin
mos u mbyt në detra trazimi,
Unë jam poet dhe e di
Krahasimi është bastun ku mbështetet mendimi
Dhe të dy bashkë e dimë mirë
Është marrëzi i gjallë të mbështetet tek i vdekuri
Është e trishtueshme, por mos me kujto
As një çast mos me projekto në çarçafët e bardhë,
Ne ishim dy paralele dhe asgjë s’mund të kujtojmë
dot
derisa asnjëri
s’u bë dot meridianë
Ti, mos me krahaso
Dhe trupi yt i brishtë i hedhur ne hardhi
Nuk gjeti tek unë lisin që kërkoje ti
Dhe ika dhe ike
Pa tragjedira malli
Ato lindin nga kujtimet nga zjarri
NË FILLIM PËRSHTYPJE, PASTAJ SHTYPJE
Nga Valona Hasani
Keko e nis poezinë më një dhimbje të lehtë, thuajse gati krejt simpatike.
«Atëherë vërtetë mundohesha të isha i veçantë / Për të të mahnitur ty dridhja cigaren me duhan të fortë»
Kur bëhen gjërat sipas standardit le të themi troç, për t’i rënë dikujt në sy, për t’ia marrë vëmendjen, tregohet mënyra e shpërqendrimit.
E gjithë kjo më njëfarë tendence manipuluese.
Deri në atë çast, kur një fraksion sekondi ta rrotullon të gjithë ndjesinë romantike në dramë…
Ndonëse s’mund të përjashtohet as ajo tragjike, nga ana emocionale, ndoshta jo për autorin, por për lexuesin.
«Nuk kisha më pse ta dridhja më cigaren / Isha i rëndomtë pa dashurinë»
Më s’bën asgjë, s’ke arsye, s’ke motiv, s’ke për kë, s’ke për çka.
I dorëzohesh asaj dhimbje që tashmë s’është simpatike, s’është dhimbje, s’është.
Diçka përtej asaj, sikur të jetosh duke u zvarrit si qen endacak, ose si një mace që pasi mërzitet ngul thonjtë në derë.
Në këtë poezi dashuria përshkruhet si një trung me degë të shumëfishta, kur gjethet rëndojnë mbi të.
Në parim mund të thuhet sikur një dashuri e përshtatur në të gjitha dimensionet. Përshtatja në gjithçka në shumicën e rasteve është monotone. Me tepër është menduar që dikush me dikë është përshtatur, pra mendim, vetëm mendim.
Mendimi nuk ka gjithmonë të drejtë, mund të mbështetesh në argumente të gabuara dhe i jep kaheje të tjetërsueshme.
Poezia e tregon strukturë të zakonshme, fillim, mes, fund.
Këtu, do të doja ta përdorja planetin Afërdita që ecën në drejtim të kundërt të të gjitha planetëve në sistemin diellor.
Në këtë mënyrë, fundi do të ishte fillim, pra do të kishte një nisje të trishtuar, një mes të pandryshueshëm, dhe një fund të lumtur.
Mos më krahaso, sikur të thuhej: mos më ofendo
Krahasimi në dashuri quhet padyshim ofendim, ofendim ama që bëhet nga të mjerët.
Kur krahason persona me persona të tjerë, nuk të mbytë më, por të lënë të gjallë duke shijuar një dark të ftohtë romantike, të vetëm. Të krahasosh dreqin e të birin është tradhti.
«Mos me krahaso me të
dashurin
mos u mbyt në detra trazimi,
Unë jam poet dhe e di
Krahasimi është bastun ku mbështetet mendimi»
Keko përshkruan një poezi e lindur nga fëmijëria po kur vitet ecën, me to ecin edhe ndjenjat, emocionet. Por të ngjallë një nostalgji kur e sheh dikë që dikur në kokën tënde e ke krijuar një të ardhme.
E ardhmja e panjohur që nuk të pyet asgjë, asnjëherë, vjen më të papriturat e saja.
‘Mos më krahaso’ është një ndër poezitë më të bukura të shkrimtarit shqiptar. E pakrahasueshme.
/Gazeta Express
NJOFTIM PËR MANIFESTIM INTERESI Lidhur me procedurën e garës për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer...