Poezia e javës/ Horaci, Odet, I,XI - Gazeta Express
string(30) "poezia-e-javes-horaci-odet-ixi"

Arte

Gazeta Express

05/12/2025 15:52

Poezia e javës/ Horaci, Odet, I,XI

Arte

Gazeta Express

05/12/2025 15:52

Quintus Horatius Flaccus ( 8 dhjetor 65 – 27 nëntor 8 p.e.s.), ka qenë poet romak.

ODE, I,XI

Nga Horaci 

Ti, moj Leukonoe, mos u bëj merak të pyesësh, se nuk është 

e lejuar të dish, çfarë fundi ma kanë taksur perënditë, 

e çfarë ty, as mos rrëmo kabalën kaldease. Oh sa më mirë

është të përshtatemi me çkado që do të na bëjë vaki. 

Qoftë nëse Jupiteri na i ka ndarë shumë dimra, 

qoftë të fundit, se tash po heq zor deti Tirren, 

i lodhur duke u përplasur për skajeve të kundërta; 

ji e urtë, filtroje verën dhe këpute shpresën tepër të gjatë 

për një jetë kaq të shkurtër. Derisa po flasim, 

koha fluturon ziliqare: përfito nga e sotmja, 

beso sa më pak që të jetë e mundur në atë që do të vijë.

(Përkthim i lirë nga italishtja)

SHËNIM:

Nga Francesco Stea

“Leukonoe”, nga greqishtja do të thotë “me mendje të dëlirë, të bardhë” dhe të bën të të shkojë mendja te ndonjë vashë e fisme e pushtuar dhe e merakosur nga a ardhmja; nga aspekti kulturor duket të jetë vajzë e re, që e hulumton të ardhmen, nga aspekti psikologjik, një person skajshmërisht e shqetësuar për atë që na e ka ndarë e ardhmja, të paktën për ashtu si tingëllon vargi i fundit, ku mbiemri “mosbesuese” e paraqet si të tillë. Horaci, duke e rimarrë motivin, prore të dashur për të, si tek odeja kushtuar Taliarkut, pyet “quid sit futurum cras, fuge quaerere”, fjalë me të cilat rekomandon të kënaqemi me jetën e tanishme, për dallim nga ajo që është e pasigurt, që fsheh të pastajmen, në një mënyrë shumë më të prerë dhe me një bukuri që çel; pra mos humb kohë në ëndërrime të kota dhe kënaqu tash, sepse nesër mund të mos të të ofohet i njëjti rast. Me e ardhmja poeti menton diçka të shenjtë, të fshehur në prehërin e Jupiterit; nuk i takon njeriut të heqë velin e atij misteri, madje ësht sakrilegj dhe shkak i mundimeve. Përmendja kalimtare e detit në shtrëngatë, dallgët e të cilit përthyhen për shkëmbinjve, e lidh këtë ode të shkurtër, artistikisht perfekte, me një prapavijë bukur të përshtatshëm dhe shpreh, me një imazh sublim, atë se çka është jeta, andaj “carpe diem” duhet të kuptohet, “kape ditën si një lule të bukur që fishket lehtësisht”.

/Marrë nga Q. Orazio Flacco, ‘Odi ed epodi’ (a cura di Francesco Stea), Congedo Editore, 1988

/Përkthimi Gezeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement