Poezia e javës/ Darwish: Mos kërko falje për atë që ke bërë - Gazeta Express
string(57) "poezia-e-javes-darwish-mos-kerko-falje-per-ate-qe-ke-bere"

Arte

Gazeta Express

31/05/2024 16:13

Poezia e javës/ Darwish: Mos kërko falje për atë që ke bërë

Arte

Gazeta Express

31/05/2024 16:13

Mahmoud Darwish (13 mars 1941 – 9 gusht 2008), ka qenë shkrimtar dhe gazetar palestinez. Autor i rreth njëzet përmbledhjeve me poezi, të botuara duke u nisur nga viti 1964 dhe i shtatë veprave në prozë, narrative dhe eseistike. Ka qenë gazetar dhe drejtor i revistës letrare “al-Karmel” dh enga viti 1004 ka qenë anëtar i Parlamentit të Autoritetit Kombëtar Palestinez. Konsiderohet poet kombëtar i Palestinës për të cilën, më 1998, shkroi Deklaratën e pavarësisë, të shpallur pastaj nga Arafati

MOS KËRKO FALJE PËR ATË QË KE BËRË

Nga Mahmud Darwish

Mps kërko falje për atë që ke bërë, i them vetes fshehtaz.

‘Unit’ tim tjetër i them:

ja, kujtimet e tua, që të gjitha të dukshme:

mërzia e mesditës në përgjumjen e një maçoku

kreshta e këndezit

aroma e sherbelës

kafja e nënës

rrogozi dhe jastëkët

dera e metaltë e dhomës tënde

miza rreth Sokratit

reja mbi Platonin

divani i al-Hamzës

fotografia e babait

atlasi i vendeve

Shakespeare

tre vëllezërit

miqtë e fëmijërisë dhe biramelët:

“Ai është? Dëshmitarët nuk janë dakord:

“Mbase, po duket si ai”. Pyeta: “Kush është?”.

po nuk më kthyen përgjigje. Prandaj i pëshpërtita ‘unit’ tim tjetër:

“A mos është ai që ishe ti dikur… unë?”.

Por e largoi shikimin nga unë

dhe dëshmitarët u drejtuan kah nëna ime që t’ia dëshmonin

se isha ai… e ajo u bë gati të këndonte

në mënyrën e saj: “Jam nëna që e ka lindur,

por e ka rritur era”.

Atëherë i thashë ‘unit’ tim tjetër: “Mos i kërko falje

askujt tjetër përveç nënës tënde!”.

***

«Mos kërko falje për atë që ke bërë», e lexuar si e tillë, na vjen si një shprehje proverbiale, me një ton goxha krenar dhe, deri në njëfarë mase, mospërfillës. Jo vetëm te kjo përmbledhje, Mahumd Darwish në përgjithësi njihet si poet i kujtimeve. Bartësi i kujtimeve gjithsesi do të vihet para dilemash: çfarë kanë qenë veprimet e tij, për të tjerët dhe për vetë atë? Dhe, me kalimin e kohës, me udhëtimin e pafund dhe të pashmangshem drejt cakut, fundit, ajo që ishe dikur nuk je më: ‘uni’ yt tjetër ka mbetur mbrapa, në skenën e përmbyllur, por i dukshëm, në copëza e shenja si aromat, fotografitë, kafshët shtëpiake, librat, të afërmit. Pastaj vjen një si lloj përmbysjeje: nëna, çelësi i ekzistencës, ajo të cilës do t’i drejtohen për të të indentifikuar dhe e cila të njeh më mirë se çdokush, ajo që të «ka lindur» dhe të ka lënë të të rrisë era – të dalësh jashtë, të marrësh botën, të rritesh i lirë, të jetosh i lirë dhe të shkruash për lirinë, të frymëzosh lirinë. Për këtë, pikërisht për këtë, ti e di se mund të mos i kërkosh falje askujt për atë që ke bërë (kur nuk i ka dhënë rezultatet që ke dashur a që i kanë pritur; kur s’kanë dashur ta bësh a s’është dashur ta bësh), askujt, pra, “askujt tjetër përveç nënës tënde!”.

/Mahmud Darwish, “Non scusarti per quel che hai fatto”, Crocetti, 2024

/Përkthimi: Gazeta Express