Poezia e javës / Cavalli: Sikur tani të trokisje në derën time - Gazeta Express
string(59) "poezia-e-javes-cavalli-sikur-tani-te-trokisje-ne-deren-time"

Poezia e javës / Cavalli: Sikur tani të trokisje në derën time

Arte

Gazeta Express

09/12/2022 17:20

Patrizia Cavalli (1947 – 2022), poete, prozatore dhe përkthyese italiane.

Patrizia Cavalli Ka botuar disa përmbledhje të suksesshme pranë shtëpisë Einaudi, si: ‘Le mie poesie non cambieranno il mondo’ (1974); ‘Il cielo’ (1981); ‘L’io singolare proprio mio’ (1992). Më 1992 këto tri përmbledhje botohen në një vëllim të vetëm ‘Poesie (1974-1992)’. Përsëri tek Einaudi boton ‘Sempre aperto teatro’ (1999, Premio letterario Viareggio-Repaci); ’Pigre divinità e pigra sorte’ (2006, Premio Dessì); ‘Datura’ (2013) dhe ‘Vita meravigliosa’ (2020).

Lexo Edhe:

Prova e saj e vetme narrative është përmbledhje e prozave ‘Con passi giapponesi (2019), fituese e Premio Campiello.

Për Einaudin po ashtu ka përkthyer ‘Anfitrione’ e Molièrit dhe ‘Ëndrra e një nate vere’ të Sheksiprit, nga i cili ka përkthyer edhe ‘Otellon’.

Më 2012, me kantautoren Diana Tejera ka realizuar librin/disk ‘Al cuore fa bene far le scale’, të botuar nga Voland/Bideri.

[SIKUR TI TANI TË TROKISJE NË DERËN TIME]

Sikur ti tani të trokisje në derën time

dhe t’i hiqje syzet

dhe unë t’i hiqja të miat që janë të njëjta

e pastaj ti të hyje brenda gojës ime

pa iu tutur puthjeve të pabarabarta

dhe të më thoshe: «Loçka ime,

po çka ka ndodhur?», do të ishte një pjesë

teatri e suksesshme.

***

Teatri i suksesshëm i dëshirave

Veç kërkesa për ndjeshmëri e ‘mëkate’ e shndërron një poezi romantike në ndjeshmëri ngjitur për leximi. Mbase nuk dihet kujt po i kërkohet një favor i tillë ama dihet kush po e kërkon një të tillë.

“Dhe t’i hiqje syzet – dhe unë t’i hiqja të miat që janë të njëjta”, një detaj i cili kalon në intimitet që nuk e verën secili sepse jashtë gjërave që botërisht njihen si romantike ka diçka romantike tjetër që na vjen pak më natyrshëm e kuptohet pak më ndryshe.

Pastaj kërkesa shndërrohet në pak vargje, vargjet shndërrohen në thirrje dashurie, thirrja e dashurisë kthehet në intimitet e krejt në fund mblidhen bashkë në hark e krijojnë një rotacion të tillë që përsëritet e nuk ka fund.

Mandej nëse do të arrihet një triumf nga kërkesa e autores do të kemi ‘një pjesë teatri të suksesshme’, mbase jo një fund të lumtur por një pjesë po.

“Sikur-i” gjatë rrugës merr formë të dëshirës pa përmbajtje dhe në fund tregon rezultatin që mund të arrihet, i cili kalon mes përmes emocionit.

/D. Abazi

/Gazeta Express