Bashō, poet dhe diarist japonez, u lind më 1644, në Iga-ueno afër Kyotos. Rininë e kaloi si shoqërues i birit të princit lokal dhe me të studioi shkrimin e vargjeve shtatëmbëdhjetë rrokëshe. Më pas nisi të udhëtonte nëpër vende të ndryshme, duke qenë i mrëpritur nëpër tempuj dhe nga poetët që e adhuronin. Në poezinë e tij ishte i ndikuar fuqishëm nga zenbudizmi
DITA E VAJZAVE
Kasollja ime ndërroi
pronar nxitimthi që të bëhet shtëpia
e festivalit të Ditës së Vajzave
kusa no to mo / sumi kawaru yo zo / hina no ie
Bashō e kishte lëshuar me qira shtëpinë e tij për një familje që ta përdornin prë nevojat e tyre derisa ai ishte në udhëtim (ku së shpejti do t’i bashkohej miku i tij i vjetër Sora), drejt provoncave të largëta të veriut të thellë. Megjithëse haiku “Fillimi i pranëverës / zogjtë qajnë / lot në sytë e peshqve”, nganjëherë konsdierohet si vargjet e para të librit të Bashos Shtegu i ngushtë brenda, që memorizon udhëtimin e tij, vetë Basho vë ‘Ditën e Vajzave’ në krye të librit të tij. Ai po bëhej gati për udhëtimin e tij dhe familja me vajzat e vogla do të zinte shtëpinë e tij në mungesë të tij. Hina Matsuri, ose Festivali i Ditës së Kukullave, do të vinte më 3 mars, jo edhe shumë kohë pas nisjes së tij. Kukullat e anëtarëve të familjes perandorake do të ekspozoheshin dhe vajzat e vogla do t’u vinin rrotull, duke u shërbyer kupa të vockla me ujë dhe duke u shtirë se janë të mbushura me çaj. Basho i paraprin gjithë kësaj me buzëqeshjen e tij.
SHPATA DHE ALTARI
Shpata dhe altari
që të dyja janë ekspozuar
në festivalin e Ditës së Djemve
oi mo tachi mo / satsuki ni kazare / kaminobori
Basho dhe Sora janë në udhtëimin e tyre. Në qytetin e Senoues, gjatë festivalit të Ditës së Djemve, kishin vizituar një tempull ku kishin gjetur një shpatë të gjeneralit Yoshitsune dhe altarin e mësuesit Zen Bankei të ekspozuara së toku. Basho kishe mbetur i habitur nga pranëvënia e tyre, por kur unë e mendoj tash, është një pranëvënie që është tipike japoneze derisa kombi nuk u ndërmend kolektivisht me dorëzimin në fund të Luftës së Dytë Botëtore.
/’The River of Heaven’ (me përkthim dhe komente të Robert Aitken), Counterpoint, 2011
/Gazeta Express