Archibald Randolph Ammons (1926 – 2001), poet amerikan. Autor i rreth tridhjetë përmbledjeve poetike, është shpërblyer me disa prej çmimeve më të mëdha, përfshirë dy National Book Awards for Poetry, një më 1973 për ‘Collected Poems’ dhe një tjetër më 1993 për ‘Garbage’
BRENDA-JASHTË
A.R. Ammons
Në mesin e shumë llojeve të formave poetike gjenden ato që e realizojnë vetveten në stazë (të përfituar nga lëvizja) dhe ato që e identifikojnë trajtën e tyre, inteligjibilitetin e tyre përmes lëvizjes, si lëvizje. Sonetet, villanellat janë sajime si trëkëndëshat (ato mund të jenë zbulime) dhe përdorimi i tyre ka për qëllim të bëjë “natyrën” të gjejë formën e saj veç nëse mund ta bëjë këtë në terma njerëzorë arbitrarë. Këtu hasim atë mundësinë e famshme sipas së cilës forma organike, e brendshme, dhe forma e jashtme e imponuar në raste të volitshme mund të plotësojnë njëra-tjetrën si në një nevojë të vetme. Por format arbitrare na kënaqin ne madje edhe kur janë të ndërvëna dhe të imponuara, ngase ato na sigurojnë se mund ta ndrydhim natyrën, natyrën tonë, dhe të përfitojmë shprehje të mjaftueshme me jo më shumë se sa me një kërcënim të vockël, ose mund të kënaqemi, se ne, qenie të thjeshta njerëzore, i kemi ideuar sisteme përmes të cilave natyra (ose energjia) lirohet në mënyrë të bollshme, të vërtetë dhe të qartë. Rreziku është se format arbitrare mund të jenë mërzitshëm kompensime të qëlluara për mungesën e forcës së lindur, kuti që duhet të mbushen me material të thyer, kuti që mund të merren për të shterur ekzistencat e pakufizuara që prozodia krijuese mund ta gjejë për ta lidhur arbitraritetin me veprën e artit.
Ka po ashtu forma figurale dhe gjesturale, asimilime të brendshme që janë narracione që modelojnë veprimet. Kam zgjedhur një poezi të shkurtër timen për të treguar se si figura e përdredhjes (winding) mund të sugjerojë përpikërinë e shumëllojshme me të cilën një përrua ose rrjedhë përmbledh veprimin meteorologjik të të gjitha terreneve, ashtu që pati aty kodra a lugina njeriu mundet besueshmërisht të kërkojë të gjejë përdredhjen e këtij dragoi të asimilimit.
VEND GJARPËRINJSH
Rrokullisur anës së bjeshkëve ose
kodrave, prekur fundin
në rrafshinë por duke u
larguar, duke u përdredhur,
do të gjendet një
gjarpër-përrua i ndritshëm, rrjedhë, ose lumë, ose,
në grumbujt më të pakët,
një fundërri gurësh ose një rrip
i blertë çaparali përmes rërës.
Serpent Country
Rolled off a side of mountains or/ hills, bottomed/ out in flatland but getting// away, winding,/ will be found a/ bright snake-brook, stream, or river, or,// in sparest gatherings,/ a wash of stones or a green/ streak of chaparral across sand.
Figurat, megjithatë, në këtë poezi janë të kontrolluara nga progresionet e tjera dhe ato progresione janë forma reale e poezisë. Në një lëvizje, figura zgjerohet nga përrua në rrjedhë, lumë, por pastaj figura zhduket derisa “rrjedha” e vetme në peizazh të jetë një gjurmë blerimi në gëshumën ku dikur kishte lëvizur për shkurt një rrjedhë nëntokësore. Forma e poezisë është lëvizja nga lumi i pashlyeshëm te blerimi gati se i shuar. Është një figurë e zhdukjes. Ky është lloji i formës së brendshme. I mundëson natyrës praninë dhe veprimin e plotë, nuk përjashton asgjëë a priori dhe nuk imponon asgjë. Zbulon brenda. I shfrytëzon shkathëtsitë njerëzore për të përfytyruar mjetet, analogjitë për të thjeshtëzuar materialin e shumtë, për të nxjerrë nga bërryli i gjerë i veprimit figurën e përpiktë dhe formën e pashlyeshme të përshtatshme të lëvizjes.
/Gazeta Express
aaaaa