Poema e dashurisë e Tupac Shakur në ankand për 95.000 dollarë - Gazeta Express

Arte

Gazeta Express

04/01/2022 22:53

Poema e dashurisë e Tupac Shakur në ankand për 95.000 dollarë

Arte

Gazeta Express

04/01/2022 22:53

Një poezi e shkruar nga Tupac Shakur për një ish të dashurën e tij është në ankand online.

Mediat e huaja raportojnë se poema, e titulluar “All Eye was Lookin 4” – besohet të jetë origjina e hitit të “All Eyez on Me” – është aktualisht e hapur në “Moments in Time”, një faqe interneti me kujtime për të famshëm.

Lexo Edhe:

Poema – që mendohet se është shkruar për një grua të quajtur Simi – fillon: “Për Romeon ishte Zhulieta,

Për Sampson ishte Delila, Për parajsën është ferri, Për ujin ka zjarr, por unë, unë eci vetëm në jetë, në kërkim të diçkaje të pastër, më pas hasa në një grua që ishte gjithçka që kërkoja.”

 Aktualisht, oferta hapëse për poezinë, e cila u shkrua më 26 gusht 1995, një vit para se të vdiste reperi, është 95.000 dollarë.