string(59) "podujeve-i-mituri-postoi-foto-me-arme-zjarri-vepron-policia"

Lajme

Gazeta Express

29/12/2024 22:16

Podujevë, i mituri postoi foto me armë zjarri – vepron policia

Lajme

Gazeta Express

29/12/2024 22:16

Hetuesit e stacionit policor të Podujevës, sot kanë  sekuestruar dy armë zjarri  dhe municion, në fshatin Lluga të Podujevës.

Operacioni policor është ndërmarrë nga ana e hetuesve, të cilët kanë identifikuar lokacionin dhe personin e mitur, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri, njofton policia.

“Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar (familjar i të miturit) është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje”, përfundon njoftimi.