Podujevë: I hyjnë në shtëpi, e lidhin dhe e plaçkitin - Gazeta Express
string(51) "podujeve-i-hyjne-ne-shtepi-e-lidhin-dhe-e-plackitin"

Podujevë: I hyjnë në shtëpi, e lidhin dhe e plaçkitin

Gazeta Express

02/07/2020 11:03

Një person nga Podujeva ka raportuar në polici se dy të dyshuar kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur para dhe gjëra tjera me vlerë

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Gllamnik të Podujevës, njofton policia në raportin 24 orësh.

Lexo Edhe:

Të dyshuarit kanë hyrë në shtëpinë e viktimë, derisa kanë qenë të maskuar dhe të armatosur, e kanë lidhur viktimën dhe i kanë vjedhur para, unazë e orë dore.

“Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se derisa ka qenë ne shtëpi, dy të dyshuar të maskuar dhe të armatosur e kanë lidhur e me pas i kane grabitur 150 euro, unazën dhe orën e dorës dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, bëhet e ditur në raportin e policisë./Express/