“Podujeva e zjarrtë, Rahoveci frymëzim'' – Enver Hoxhaj takon mbështetës në takimet e PDK - Gazeta Express
string(83) "podujeva-e-zjarrte-rahoveci-frymezim-enver-hoxhaj-takon-mbeshtetes-ne-takimet-e-pdk"

Lajme

Gazeta Express

18/01/2025 23:12

“Podujeva e zjarrtë, Rahoveci frymëzim” – Enver Hoxhaj takon mbështetës në takimet e PDK

Lajme

Gazeta Express

18/01/2025 23:12

Kandidati për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj, zhvilloi takime të rëndësishme me qytetarët e Podujevës dhe Rahovecit, duke marrë përkrahje të madhe nga komuniteti.

“Sonte Podujeva ishte e zjarrtë dhe në Obiliq takuam mbështetës entuziastë që na japin forcë e besim, ndërsa në Rahovec ndamë një bisedë frymëzuese me gratë. Në Malishevë, në odën e fshatit Lladrovc, diskutuam për vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë më të mirë. Përkrahja juaj na motivon për të vazhduar!” u shpreh Hoxhaj, duke vlerësuar mbështetjen dhe energjinë e jashtëzakonshme të qytetarëve.

Ai theksoi se kjo përkrahje është shtysa kryesore për të vazhduar përpjekjet drejt përmbushjes së vizionit për një Kosovë më të zhvilluar e të fortë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement