Podujeva do të bëhet me spital të përgjithshëm - Gazeta Express
string(46) "podujeva-do-te-behet-me-spital-te-pergjithshem"

Gazeta Express

30/06/2020 13:50

Podujeva do të bëhet me spital të përgjithshëm

Gazeta Express

30/06/2020 13:50

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka njoftuar se Komuna e Podujevës ka dhënë në shfrytëzim afatgjatë pronën e paluajtshme për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, raporton Express.

Kontrata është nënshkruar sot nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Lexo Edhe:

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ka marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Komuna e Podujevës.

“Parashihet që ShSKUK të hartoj projektin zbatues dhe të ndërtojë objektin e ri të Spitalit të Përgjithshëm në Komunën e Podujevës, si dhe ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e tij. Pas funksionalizimit, i njëjti organizohet, mirëmbahet, menaxhohet dhe administrohet nga SHSKUK, konform legjislacionit përkatës në fuqi”, thuhet në njoftimi.