Pochettino tregon se cilin klub e mbështet në finale - Gazeta Express
string(52) "pochettino-tregon-se-cilin-klub-e-mbeshtet-ne-finale"

Pochettino tregon se cilin klub e mbështet në finale

Futboll

Gazeta Express

28/05/2022 20:10

Sezoni 2021/22 në Ligën e Kampionëve do të mbyllet sonte me finalen e madhe. Liverpooli dhe Real Madridi janë dy skuadrat në garë për trofeun e çmuar.

Skuadra spanjolle e synon triumfin e 14-të në këtë garë, për të vazhduar kështu dominimin e plotë. Real Madridi deri më tani ka 13 tituj të fituar, duke qenë klubi me më së shumti tituj kampioni në Ligën e Kampionëve.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, “Të Kuqtë” e duan për herë të shtatë trofeun e kësaj gare dhe hakmarrjen ndaj “Los Blancos” për humbjen në finalen e vitit 2018.

Trajneri i PSG-së, Pochettino ka treguar se e mbështet Real Madridin në këtë finale.

“Është e qartë se zemra ime është më shumë e bardhë sesa e kuqe. Pika ime e butë për Madridin vjen nga viti 1994, kur mbërrita në Barcelonë. Isha me fat që trajneri im ishte Jose Antonio Camacho, i cili ma transmetoi atë dashuri për Real Madridin. Nuk kam qenë kurrë në gjendje, si lojtar dhe trajner, të jem në Madrid, por preferenca ime emocionale është e qartë”, tha trajneri argjentinas për Marca.