Pochettino: Tani nuk do ta refuzoja Barcelonën - Gazeta Express
string(45) "pochettino-tani-nuk-do-ta-refuzoja-barcelonen"

Pochettino: Tani nuk do ta refuzoja Barcelonën

Gazeta Express

02/08/2020 15:54

Mauricio Pochettino duket më i hapur së kurrë më parë ndaj idesë për t’u bërë trajner i Barcelonës një ditë, pasi është tërhequr nga komentet kategorikisht refuzuese të bëra më parë.

Ish-trajneri i Tottenhamit pati thënë në të kaluarën se më parë do ta shkonte për të punuar në fermën e vet në Argjentinë, sesa ta merrte drejtimin e skuadrës së Barçës, për shkak të dashurisë që ndiej për Espanyolin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por tani, dy vjet më vonë, 48-vjeçari duket se i sheh ndryshe gjërat.

“Duhet t’i shpjegoj gjërat siç duhet. Atë vit isha në Barcelonë dhe e takova Josep Maria Bartomeun (presidentin e Barçës) në një kafene. Ne u përshëndetëm sepse po i çonim fëmijët në të njëjtën shkollë dhe biseduam për pesë minuta”, tregoi Pochettino për El Pais.

“Pastaj nisën të qarkullonin thashetheme dhe doja t’u jepja fund. Nuk doja të tregoja mungesë respekti për Barcelonën”, shpjegoi ai.

“Espanyoli më ndihmoi të jam ky, por unë nuk jam arrogant dhe s’më pëlqen të bëj komente të tilla. Mbase tani nuk do ta bëja sepse kurrë nuk i dihet se çfarë ndodh”, shtoi ai. /Gazeta Express/