Pochettino nuk tregon çfarë ka biseduar me Mbappen, a do të qëndrojë apo do të largohet? - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

30/07/2021 12:30

Pochettino nuk tregon çfarë ka biseduar me Mbappen, a do të qëndrojë apo do të largohet?

Futboll

Gazeta Express

30/07/2021 12:30

Kylian Mbappe vazhdon të jetë temë diskutimi.

Është raportuar vazhdimisht se nuk dëshiron të rinovojë kontratën, ani pse ditë më parë dha sinjale pozitive se dëshiron të fitojë Champions Leaguen me Paris Saint Germain.

Lexo Edhe:

Trajneri Mauricio Pochettino, tani e ka pranuar se ka biseduar për të ardhmen me Mbappen, nuk ka treguar asgjë se çfarë kanë diskutuar.

“Amë ka treguar Mbappe se s’do të rinovojë? Këto janë biseda private. Por në asnjë rast Mbappe nuk ka folur me mua për atë. A mund ta imagjinojmë që ai të largohet si lojtar i lirë? Nuk mendoj shumë”, tha ai për Le Parisien.

Mbappe është pjesë e PSG-së që nga viti 2017, kur u mor fillimisht në formë huazimi nga Monaco, e më pas në vitin 2018 PSG-ja pagoi 180 milionë euro për 22-vjeçarin. /Gazeta Express/