Pochettino: "Do të luftoj deri në fund për Mbappen" - Gazeta Express
string(45) "pochettino-do-luftoj-deri-ne-fund-per-mbappen"

Pochettino: “Do të luftoj deri në fund për Mbappen”

Sport

Gazeta Express

16/04/2021 15:10

Neymar ka gëzuar tifozët e PSG, kur deklaroi se është i lumtur në Paris dhe rinovimi i tij me kampionët e Francës mendohet si një formalitet.

Ndryshe është situata me Kylian Mbappe, i cili dëshiron të provojë një eksperiencë të re.

Lexo Edhe:

Gjithsesi te PSG nuk dorëzohen dhe po mundohen ta bindin kampionin e botës për të nënshkruar një kontratë të re, përtej aktuales që përfundon më 30 qershor të vitit 2022.

Vetë trajneri Mauricio Pochettino ka folur në lidhje me Mbappe.

“Mbappe te Real Madrid? Unë do të luftoj me të gjitha energjitë e mira që ta mbaj Kylian te PSG. Klubi po bën gjithçka që është e mundur që t’i mbajë në skuadër Neymar dhe Mbappe. Jam optimist që edhe Mbappe do të qëndrojë në skuadër. Të dy janë shumë të angazhuar në skuadër”, është shprehur argjentinasi për “El Largero”. 

Mbappe është pjesë e PSG-së që nga viti 2017 kur u ble për 180 milionë euro nga Monaco.

Ai deri më tani ka bërë 120 paraqitje me Parisin, ka shënuar 102 gola. /Gazeta Express/