Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka ndalur dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie në Shtime.
“Njësia e patrullës së stacionit policor në Shtime, gjatë patrullimit rutinor, ka hasur në dy automjete që po zhvillonin gara shpejtësie, duke rrezikuar sigurinë publike. Rasti ka ndodhur më 20.07.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, ku janë ndaluar dy shoferë që po drejtonin automjetet me shpejtësi të tejkaluar dhe nuk i ishin bindur shenjës së ndalimit të zyrtarëve policorë. Të dy shoferët janë ndaluar dhe ndaj tyre janë marrë masa për shkelje të rëndë të ligjit.”
Shoferi E.B. 19 vjeç është dënuar me 1 mijë euro, ndërsa soferi tjetër me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim vozitje për 12 muaj.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për të garantuar sigurinë në rrugë dhe respektimin e rregullave të komunikacionit. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme si garat e shpejtësisë, të cilat mund të kenë pasoja fatale për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.”