Analisti Dibran Hoxha thotë se po vërehet tek kryeministri Albin Kurti një ndryshim gjatë fjalimeve në tubime.
Hoxha në emisionin Pressing në T7 thotë se nuk beson që Kurti e ka zgjedhur strategjinë që ta dëmtojë vetën.
“Po vërehet ndryshim, një transformim i Kurtit përmes fjalimeve në tubime. Nuk besoj që një kryeministër që ka investu aq gjatë në figurën e tij për me ardh në këtë ditë, tash e zgjedh një strategji që i bën dëm vetes, për me ulë rezultatin”, tha Hoxha.