Po vazhdon edhe sot numërimi i votave për deputetë - Gazeta Express
string(50) "po-vazhdon-edhe-sot-numerimi-i-votave-per-deputete"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2025 10:02

Po vazhdon edhe sot numërimi i votave për deputetë

Lajme

Gazeta Express

19/02/2025 10:02

Ende po vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt në vendin tonë. Votat e kandidatëve për deputetë janë numëruar në rreth 80 për qind të vendvotimeve.

Zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor nuk kanë dhënë një datë të saktë se kur mund të përfundojë ky proces, por besojnë se do të përmbyllet brenda pak ditësh.

Ndërkohë, merret vesh se numri i zarfeve të votave me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, ndërkaq numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597.

Advertisement
Advertisement
Advertisement