Po trafikonte 1 miliard dollarë kokainë, arrestohet ish-boksieri i njohur malazez - Gazeta Express
string(80) "po-trafikonte-1-miliard-dollare-kokaine-arrestohet-ish-boksieri-i-njohur-malazez"

Po trafikonte 1 miliard dollarë kokainë, arrestohet ish-boksieri i njohur malazez

Sport

Gazeta Express

01/11/2022 22:05

Ish-boksieri i njohur i peshave të rënda nga Mali i Zi, Goran Goçiç, është arrestuar në aeroportin e Majemit të dielën.

Mbi të rëndojnë akuzat se është një nga trafikantët më të mëdhenj të kokainës, pasi po mundohej të kalonte sasi shumë të mëdha nga Kolumbia në Europë nëpërmjet porteve amerikane.

Lexo Edhe:

Ish-boksieri i cili bëri emër në vitet 2000 me 27 duele në ringun profesionist ku siguroi 21 fitore, u arrestua në Majemi dhe më pas u akuzua menjëherë nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA si një trafikant i rrezikshëm ndërkombëtar kokaine pasi po lëviztë në territorin amerikan një sasi që arrinte vlerën e 1 miliard dollarëve.

Autoritetet amerikane theksuan se 43-vjeçari Gogiç ishte një trafikant i madh droge dhe kreu i një organizate kriminale që transportonte sasi të mëdha lëndësh narkotike, teksa operacioni kishte sjellë kapjen e një prej sasive më të mëdha të kokainës në vitin 2019, kur 19930 kilogramë ishin gjetur në tre anije.

Prokurori bëri të qartë se ai kishte ndërtuar një rrjet të mirëfilltë me barka dhe anije për të transportuar drogën nga Kolumbia në Europë duke përdorur portet e SHBA, ndaj do të akuzohej për katër shkelje ku secila prej tyre dënohej me minimalisht 10 vite burg, deri në burgim të përjetshëm. /panorama