Po tentonin të bllokonin dyert e objektit të komunës, intervistohen dy persona në Zveçan - Gazeta Express
string(87) "po-tentonin-te-bllokonin-dyert-e-objektit-te-komunes-intervistohen-dy-persona-ne-zvecan"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2023 9:53

Po tentonin të bllokonin dyert e objektit të komunës, intervistohen dy persona në Zveçan

Lajme

Gazeta Express

09/05/2023 9:53

Në orët e para të së martës, Policia ka hasur në dy persona duke punuar në dyert e ndërtesës së Komunës së Zveçanit. Ata ishin duke salduar hekura në dyert e objektit të komunës.

Zëvendësdrejtori Rajonal për rajonin e Mitrovicës së Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, ka thënë për Express se të dyshuarit janë dërguar në stacion dhe janë intervistuar.

Pas intervistimit ata janë liruar.

“Rreth orës 1 në mëngjes patrullat policore kanë has në dy persona duke punuar në dyert e ndërtesës se Komunës së Zveçanit. Për arsye të prishjes se rendit dhe qetësisë publike dhe me qëllim me kuptu se çfarë po bëjnë aty, këta dy persona janë sjellë në stacion dhe janë intervistu. Të njëjtit janë liruar pas intervistimit”, tha ai për Express.