string(123) "po-qendronte-i-ulur-mbi-te-derisa-dikush-e-ve-ne-levizje-veturen-nje-burre-peson-lendime-te-renda-ne-koke-tjetri-arrestohet"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2025 8:26

Po qëndronte i ulur mbi të derisa dikush e vë në lëvizje veturën, një burrë pëson lëndime të rënda në kokë, tjetri arrestohet

Lajme

Gazeta Express

24/05/2025 8:26

Një burrë ka pësuar lëndime të rënda në kokë pasi një tjetër kishte lëvizur veturën në të cilin ky kishte qenë duke qëndruar mbi të.

Ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Rr. Aziz Tolaj, Prishtinë 23.05.2025 – 14:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi i njëjti dyshohet se derisa ishte i ulur mbi një veturë, vetura është lëvizur nga i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima ka rrëshqitur dhe është rrëzuar duke pësuar lëndime të rënda trupore në kokë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Express/