“Po pritoj me e komentu Lumirin”, Gjini i përgjigjet kreut të LDK'së: Kur është afektive mundemi me e falë, kur është e mendume duket pak e çuditshme - Gazeta Express
string(143) "po-pritoj-me-e-komentu-lumirin-gjini-i-pergjigjet-kreut-te-ldkse-kur-eshte-afektive-mundemi-me-e-fale-kur-eshte-e-mendume-duket-pak-e-cuditshme"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 21:34

“Po pritoj me e komentu Lumirin”, Gjini i përgjigjet kreut të LDK’së: Kur është afektive mundemi me e falë, kur është e mendume duket pak e çuditshme

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 21:34

Sonte në Pressing i ftuar është kryetari aktual i Gjakovës, kandidat i AAK-së edhe për një mandat tjetër, Ardian Gjini.

Anipse Gjini përtoi ta komentojë deklaratën e liderit të LDK’së, Lumir Abdixhiku për Ramush Haradinajn, ai iu përgjigj shkurt.

Abdixhiku i tha Haradinajt se”ndihet i përfaqësuar nga Dimali” si dhe tha që Haradinaj “s’i kupton këto punë..”.

Për këtë, Gjini tha se deklarata të tilla kur thuhen në rrethana afektive munden me u falë, por kur janë të menduara mirë, duken pak të çuditshme.

“Po pritoj me e komentu. Dy rrethana janë në të cilat flasim diçka, mundet me qenë afektive, dikush tka nguc diqka edhe thu diçka, edhe mundet me qenë e menume. Kur është afektive dim edhe me falë, kur është e mendume nau duket edhe pak e çuditshme”, përfundoi shkurt Gjini.